Përfaqësues/e Mjekësor/e për Dermokozmetikë - Italmed

    Prishtinë
    shendetesi
    I skaduar
    /
    në muaj

    Përshkrimi i punës

    ITALMED N.T.SH është kompani farmaceutike që kujdeset për regjistrimin, marketingun dhe shpërndarjen e produkteve farmaceutike dhe dermokozmetike evropiane në zonat ku operon. ITALMED është përfaqësues ekskluziv i disa brendeve të njohura ndërkombëtare, kryesisht nga Gjermania dhe Italia. ITALMED N.T.SH shpall pozitën vakante: Përfaqësues/e Mjekësor/e për Dermokozmetikë Kualifikimet dhe kriteret: Të ketë diplomë universitare në Farmaci, Mjekësi ose në fusha të ngjashme; Përvojë pune si përfaqësues/e mjekësor/e përbën përparësi; Përvojë ose njohuri në fushën e dermokozmetikës përbën përparësi; Të ketë aftësi të mira prezantuese dhe komunikuese; Të ketë aftësi për të ndërtuar dhe zhvilluar marrëdhënie profesionale me mjekë, dermatologë dhe farmacistë; Të jetë person i organizuar, komunikues, i përgjegjshëm dhe i orientuar drejt rezultateve; Të ketë aftësi të mira negociuese dhe bashkëpunuese; Të ketë njohuri të gjuhës angleze; Të ketë gatishmëri për punë në terren. Detyrat dhe përgjegjësitë: Prezantimi dhe promovimi i produkteve dermokozmetike tek mjekët, dermatologët dhe farmacistët; Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve profesionale me profesionistët shëndetësorë; Përfaqësimi i brendeve të kompanisë në mënyrë profesionale dhe në përputhje me standardet e tyre; Realizimi i vizitave të rregullta në terren dhe prezantimi i produkteve; Pjesëmarrja në trajnime, konferenca, evente dhe aktivitete të ndryshme promocionale; Monitorimi i tregut dhe mbledhja e informatave relevante nga terreni; Përgatitja e raporteve të vizitave dhe aktiviteteve sipas kërkesës; Kontributi në realizimin e objektivave të marketingut dhe zhvillimin e brendeve dermokozmetike. Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në ermira.ferizi@italmedks.com, me subjekt “Përfaqësues/e Mjekësor/e për Dermokozmetikë”. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Burimi: https://kosovajob.com/italmed/perfaqesuese-mjekesore-per-dermokozmetike

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)