Shitës Ambulantiv - Water Group Kosova SH.P.K. - Uji Crystal

    Prishtinë
    shitje
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    Kërkohet një shitës ambulantiv me bazë pune në Prishtinë. Baza Ditore - Nisja dhe Kthimi: Prishtinë. Territori i shitjes dhe shpërndarjes: Ferizaj, Lipjan, Shtime, Kaçanik, Viti dhe Hani i Elezit. Punëtori paraqitet çdo mëngjes në bazën e kompanisë në Prishtinë, merr automjetin dhe mallin, e mbulon territorin e caktuar dhe në përfundim të ditës kthehet në Prishtinë. Çfarë ofrojmë: - Kontratë të rregullt pune. - Pagë fikse. - Bonus sipas rezultateve të shitjes. - Kontribute pensionale të paguara rregullisht. - Pushim vjetor të paguar dhe pushime të tjera sipas Ligjit të Punës. - Automjet dhe mjete pune nga kompania. Detyrat: - Vizita te klientët, shitja dhe dorëzimi i produkteve. - Gjetja e klientëve të rinj dhe zhvillimi i shitjes në territorin e caktuar. - Ngarkimi i mallit në bazën e Prishtinës dhe shkarkimi te klientët. - Respektimi i çmimeve dhe rregullave të kompanisë. - Inkasimi i pagesave dhe barazimi ditor i mallit, faturave dhe parave. - Kujdesi për automjetin dhe komunikimi korrekt me klientët. Kërkesat: - Vendbanimi në Prishtinë ose rrethinë. - Patentë shoferi e kategorisë B - e domosdoshme. - Aftësi komunikimi dhe shitjeje. - Përgjegjësi me mallin, pagesat dhe orarin. - Gatishmëri për punë në terren dhe ngarkim-shkarkim. - Përvoja në shitje ose shpërndarje është përparësi. - Njohja e territorit të caktuar është përparësi. Aplikimi: Dërgoni emrin, vendbanimin, numrin e telefonit dhe një përshkrim të shkurtër të përvojës. Mund të dërgoni edhe CV, por nuk është e domosdoshme. Burimi: https://kosovajob.com/crystal-water/shites-ambulantiv

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)