Kontabilist/e - IAS Consulting

    Prishtinë
    financa
    I skaduar
    /
    në muaj

    Përshkrimi i punës

    KONTABILIST/E IAS Consulting, në emër të një klienti të saj, shpall konkurs për pozitën Kontabilist/e. Klienti ynë është kompani që operon në fushën e projektimit, furnizimit dhe instalimit të enterierëve komercialë, me fokus të veçantë në sistemet e rafteve dhe pajisjet për hapësira afariste. Personi i përzgjedhur do të angazhohet me orar të plotë në ambientet e klientit, ndërsa proceset e kontabilitetit dhe raportimit financiar do të zhvillohen në bashkëpunim dhe nën mbikëqyrjen profesionale të IAS Consulting. Informata për pozitën Pozita: Kontabilist/e Vendi i punës: Magjistralja Prishtinë–Ferizaj, Zona Industriale Orari: I plotë Data e fillimit: 2 nëntor 2026 Kushtet e punës: Në përputhje me Ligjin e Punës në Republikën e Kosovës Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore Regjistrimi dhe përpunimi i faturave të blerjes, shitjes dhe dokumentacionit tjetër financiar në sistemin kontabël. Evidentimi dhe kontrolli i transaksioneve financiare të përditshme. Regjistrimi dhe rakordimi i transaksioneve bankare dhe arkës. Përcjellja dhe rakordimi i llogarive të klientëve dhe furnitorëve. Evidentimi dhe kontrolli i stokut, materialeve dhe mallrave në bashkëpunim me personat përgjegjës. Mbështetja në përcjelljen e kostove të projekteve, materialeve dhe shërbimeve të instalimit. Përgatitja e dokumentacionit dhe evidencave për pagesat ndaj furnitorëve. Organizimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar dhe kontabël. Përgatitja e të dhënave dhe raporteve periodike për menaxhmentin. Bashkëpunimi me ekipin e IAS Consulting për rakordimet, deklarimet tatimore dhe raportimet financiare. Kryerja e detyrave të tjera që ndërlidhen me kontabilitetin dhe administrimin financiar të kompanisë. Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara Diplomë universitare në Kontabilitet, Financa, Ekonomi ose fusha të ngjashme. Përvojë paraprake në kontabilitet ose financa, e preferueshme. Njohuri të mira të parimeve bazë të kontabilitetit dhe dokumentacionit financiar. Njohuri në përdorimin e Microsoft Office, veçanërisht Excel. Përvoja me programe kontabël konsiderohet përparësi, sidomos programi "Albtrix" Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese. Saktësi, përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve. Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip. Gatishmëri për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht. Ruajtja e konfidencialitetit të informacioneve financiare dhe afariste. Çfarë ofrojmë? Punësim me orar të plotë dhe kushte sipas legjislacionit në fuqi. Ambient profesional dhe bashkëpunues pune. Mbështetje dhe mbikëqyrje profesionale nga ekipi i IAS Consulting. Mundësi për zhvillimin e njohurive dhe përvojës praktike në kontabilitet dhe raportim financiar. Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional. Mënyra e aplikimit Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre përmes platformës KosovaJob. Burimi: https://kosovajob.com/ias-consulting/kontabiliste

    Postuar: 6 ditë më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)