Senior HR Officer - Gent Shala Consulting LLC

    Prishtinë
    burime njerezore
    I skaduar
    1135 - 1370 Euro bruto në muaj
    në muaj

    Përshkrimi i punës

    Senior HR Officer Lokacioni: Prishtinë GS Consulting LLC, për klientin e tij, është në kërkim të një profesionisti/e me përvojë në menaxhimin e Burimeve Njerëzore. Kompania operon në fushën e retail-it, me disa linja të veshjeve dhe rrjet dyqanesh. Pozita do të menaxhojë ciklin e plotë të Burimeve Njerëzore për 250+ punonjës, në dyqane dhe funksione mbështetëse. Përgjegjësitë kryesore: Menaxhimi i plotë i procesit të rekrutimit: publikimi i konkurseve, përzgjedhja, intervistimi dhe ofertat; Organizimi i procesit të integrimit dhe orientimit për punonjësit e rinj; Përgatitja dhe menaxhimi i kontratave të punës, anekseve dhe ndërprerjeve në përputhje me Ligjin e Punës; Mbajtja e dosjeve të personelit dhe dokumentacionit për auditime dhe inspektime; Këshillimi i menaxherëve për orarin e punës, pushimet, orët shtesë dhe procedurat disiplinore; Trajtimi i rasteve disiplinore, vërejtjeve dhe ankesave të punonjësve; Ndjekja e prezencës, ndërrimeve, orëve shtesë dhe pushimeve dhe përgatitja e të dhënave mujore për paga; Mirëmbajtja e sistemit të HR dhe përgatitja e raporteve për numrin e punonjësve, qarkullimin dhe mungesat; Mbështetja e procesit të vlerësimit të performancës dhe identifikimi i nevojave për trajnim; Zbatimi dhe përditësimi i politikave dhe procedurave të brendshme në të gjitha dyqanet. Kriteret: Minimum 3 vite përvojë në Burime Njerëzore, prej të cilave së paku 2 vite në pozitë gjeneraliste ose si zyrtar/e i/e lartë; Përvoja në retail, qendra tregtare, hoteleri ose biznese të ngjashme me numër të madh punonjësish konsiderohet përparësi; Përvojë në menaxhimin e Burimeve Njerëzore për 100+ punonjës; Njohuri të mira të Ligjit të Punës të Kosovës dhe administratës së Burimeve Njerëzore; Diplomë universitare në Burime Njerëzore, Administrim Biznesi, Drejtësi ose fushë të ngjashme; Aftësi të forta organizative dhe aftësi për të trajtuar shumë raste paralelisht; Aftësi të mira komunikimi me menaxherët dhe stafin operativ; Njohje e mirë e gjuhës angleze. Ne ofrojmë: Pagë 1135 - 1,370 Euro bruto në muaj, varesisht nga eksperienca. Orar të plotë të punës, 08:00 – 16:30; Pozitë me përgjegjësi reale brenda njërit prej grupeve më të mëdha të retail-it në vend; Mundësi për zhvillim profesional në një ambient dinamik dhe me volum të lartë; Ambient profesional dhe të organizuar pune. Kërkojmë një kandidat/e të organizuar, të saktë dhe me përvojë praktike në menaxhimin e numrit të madh të punonjësve, me fokus jo vetëm në administrimin e Burimeve Njerëzore, por edhe në mbështetjen e menaxherëve dhe zhvillimin e punonjësve. Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në email adresën: administration@gentshala.com Burimi: https://kosovajob.com/gent-shala-consulting-llc/senior-hr-officer

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)