Ftesë për Ofertë - Furnizim me Tableta me SIM Kartelë - KosInvest

    Prishtinë
    tjera
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    MFI KosInvest fton kompanitë e interesuara në furnizimin me tableta të pajisura me SIM kartelë që të dorëzojnë ofertat e tyre për furnizimin për nevojat e institucionit. 1. Objekti i ofertimit Objekt i kësaj ftese është furnizimi me tableta me SIM kartelë (mbështetje për rrjetin Cellular 4G/5G) për nevojat e MFI KosInvest. Meqenëse KosInvest nuk ka përcaktuar një model apo specifikime të veçanta teknike, ofertuesit ftohen të propozojnë modele të ndryshme të tabletave me SIM kartelë, duke paraqitur për secilin model specifikimet teknike dhe karakteristikat kryesore (madhësia e ekranit, procesori, RAM, hapësira ruajtëse, bateria, lidhshmëria 4G/5G, etj.). Ofertuesit mund të paraqesin një ose më shumë alternativa/modele për shqyrtim (p.sh. opsione standarde për terren dhe opsione të nivelit më të lartë). 2. Oferta duhet të përmbajë: - Prodhuesin dhe modelin e tabletës; - Specifikimet teknike të tabletës (përfshirë konfirmimin për mbështetjen e SIM kartelës 4G/5G); - Çmimin për njësi; - Çmimin për copë me TVSH; - Periudhën e garancionit; - Afatin e dorëzimit; - Kushtet e pagesës; - Vlefshmërinë e ofertës; - Informacion për servisin dhe mbështetjen pas shitjes. 3. Dokumentet e kërkuara Ofertuesit duhet të dorëzojnë: - Certifikatën e regjistrimit të biznesit; - Numrin fiskal; - Ofertën financiare; - Specifikimet teknike të modeleve të propozuara të tabletave; - Kushtet e garancisë. 4. Kriteret e vlerësimit Ofertat do të vlerësohen duke marrë parasysh: Dorëzimi i ofertave Ofertat duhet të dorëzohen fizikisht në pliko të mbyllura me mbishkrimin “Ofertë për Furnizim me Tableta me SIM Kartelë – MFI KosInvest” në adresën: Adresa: Suteren, Llamella D, Arbëria 3, Nr. 01, 02, 03, Prishtinë Afati i fundit i dorëzimit: Deri më datë 21 Shtator 2026, deri në ora 15:00 E-maili zyrtar: procurement_kosinvest@visionfund.org (dërgimi duhet të bëhet njëkohësisht edhe përmes e-mailit) Për informacione shtesë: E-mail: procurement_kosinvest@visionfund.org Tel: 038 240 664 ose 048174154 Burimi: https://kosovajob.com/kosinvest/ftese-per-oferte-furnizim-me-tableta-me-sim-kartele

    Postuar: 2 javë më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)