Konkurs pune INXHINIERË TË NDËRTIMIT – 7 POZITA TË HAPURA Në kuadër të zgjerimit të kapaciteteve operative dhe forcimit të mbikëqyrjes teknike, Tehno Burimi D.D. Sh.A. shpall konkurs për angazhimin e shtatë (7) Inxhinierëve të Ndërtimit në fabrikën në Mitrovicë dhe në projektet në terren. INXHINIER I NDËRTIMIT – FABRIK – 2 POZITA Përgjegjësitë kryesore - Mbikëqyr proceset e prodhimit të elementeve të betonit sipas projektit, vizatimeve tekníke, specifikimeve dhe planit të prodhimit. - Kontrollon përgatitjen e kallëpeve, armaturës, elementeve të inkorporuara, dimensioneve dhe fazave të betonimit para aprovimit për vazhdim të procesit. - Ndjek cilësinë e materialeve dhe të produktit gjatë prodhimit, evidenton devijimet dhe koordinon masat korrigjuese me personat përgjegjës. - Verifikon sasitë e prodhuara dhe përputhjen e realizimit ditor me planin e përcaktuar. - Mban dhe përditëson dokumentacionin teknik të prodhimit, kontrollet e cilësisë, vërejtjet, defektet dhe veprimet korrigjuese. - Koordinon me menaxhmentin e fabrikës, Departamentin Teknik, Logjistikën, Furnizimin dhe ekipet e projekteve për nevojat operative dhe teknike. - Përgatit raportime ditore dhe javore për progresin, cilësinë, pengesat, nevojat për resurse dhe çështjet që kërkojnë vendimmarrje. Kualifikimet dhe kërkesat - Diplomë universitare Bachelor ose Master në Inxhinieri të Ndërtimít. - Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projekte, detaje konstruktive, plane armature dhe dokumentacion teknik. - Njohuri të mira të AutoCAD-it dhe MS Office/Excel; njohja e programeve të tjera inxhinierike konsiderohet përparësi. - Njohuri për betonin, armaturën dhe proceset e prodhimit të elementeve prefabrikate konsiderohen përparësi. - Aftësi organizative, përgjegjësi profesionale, komunikim i mirë dhe orientim në zgjídhjen e problemeve. - Përvoja relevante në fabrikë, prodhim, cilësi ose mbikëqyrje teknike konsiderohet përparësi. Burimi: https://kosovajob.com/tehnoburimi/inxhiniere-ndertimi-7