Konkurs PUNE BAU MARKET L.L.C. Pozita: Arkatar/e BAU Market L.L.C., një nga rrjetet në zhvillim të tregtisë në Kosovë, fton profesionistë të motivuar dhe me përvojë të aplikojnë për pozitën Arkatar/e në pikën e saj në Prizren. Përgjegjësitë kryesore: Kryerja e pagesave dhe arkëtimi i mjeteve në mënyrë të saktë dhe efikase. Regjistrimi i produkteve dhe lëshimi i kuponëve fiskalë. Menaxhimi i arkës dhe kontrollimi i gjendjes së parasë gjatë dhe në përfundim të ndërrimit. Ofrimi i shërbimit profesional dhe të sjellshëm ndaj klientëve. Informimi i klientëve lidhur me çmimet, ofertat dhe mënyrat e pagesës. Respektimi i procedurave të brendshme të kompanisë dhe rregullave të punës. Bashkëpunimi me kolegët për mbarëvajtjen e procesit të shitjes. Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara: Shkollimi i mesëm i përfunduar. Përvoja e mëparshme në pozitën e arkatarit/es konsiderohet përparësi. Aftësi të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit. Njohuri bazike të përdorimit të kompjuterit dhe sistemeve të arkëtimit. Saktësi, përgjegjësi dhe besueshmëri në menaxhimin e mjeteve financiare. Aftësi për të punuar në ekip dhe në ambiente dinamike. Gatishmëri për punë me ndërrime. Përpikëri, korrektësi dhe etikë profesionale në punë. Ne ofrojmë: Pagë konkurruese në përputhje me pozitën dhe përgjegjësitë e punës; Pagë të 13-të; Mjedis pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues; Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim; Trajnime profesionale dhe mbështetje të vazhdueshme gjatë punës. Mënyra e aplikimit Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike hr@bau-holding.eu. Burimi: https://kosovajob.com/bau-market/arkatare-prizren