Angazhimi i OShC-ve me bazë lokale për të lehtësuar dhe mbështetur aktivitetet e auditimit social në komunat e synuara. Programi për Decentralizim dhe Përkrahje Komunale (DEMOS), i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia dhe i zbatuar nga Helvetas, synon të përmiresoje performancën komunale dhe të rrisë kënaqshmërinë e qytetareve. Si pjese e komponentës për angazhimin qytetar dhe mbikeqyrjen e ekzekutivit, DEMOS mbështet auditimet sociale, të cilat u mundesojnë qytetarëve të monitorojnë investimet komunale dhe të vlerësojnë nëse ato u pergjigjen prioriteteve të komunitetit. Në këtë kuadër, DEMOS synon të angazhoje një ose më shumë Organizata te Shoqërise Civile (OShC) me bazë lokale për të lehtësuar dhe mbështetur aktivitetet e auditimit social në komunat e synuara dhe për të fuqizuar pjesëmarrjen domethënese të qytetareve. Për më shumë informatat dhe dokumentet që duhet te dorëzohen klikoni në https://helvetas-ks.org/demos3/publications-2/ Burimi: https://kosovajob.com/helvetas-swiss-intercooperation/thirrje-per-propozime-nt-0002-demos-angazhimi-i-oshc-ve-me-baze-lokale-per-te-lehtesuar-dhe-mbeshtetur-aktivitetet-e-auditimit-social-ne-komunat-e-synuara