Furnizim me Telefona Mobil MFI KosInvest fton kompanitë e interesuara në furnizimin me telefona mobil që të dorëzojnë ofertat e tyre për furnizimin për nevojat e institucionit. 1. Objekti i ofertimit Objekt i kësaj ftese është furnizimi me telefona mobil për nevojat e MFI KosInvest. Meqenëse KosInvest nuk ka përcaktuar një model apo specifikime të veçanta teknike, ofertuesit ftohen të propozojnë modele të ndryshme të telefonave mobil, duke paraqitur për secilin model specifikimet teknike dhe karakteristikat kryesore. 2. Oferta duhet të përmbajë: Prodhuesin dhe modelin; Specifikimet teknike të telefonit; Çmimin për njësi; Çmimin për cope me TVSH; Periudhën e garancionit; Afatin e dorëzimit; Kushtet e pagesës; Vlefshmërinë e ofertës; Informacion për servisin dhe mbështetjen pas shitjes. 3. Dokumentet e kërkuara Ofertuesit duhet të dorëzojnë: Certifikatën e regjistrimit të biznesit; Numrin fiskal; Ofertën financiare; Specifikimet teknike të modeleve të propozuara te telefonave mobil; Kushtet e garancisë. 4. Kriteret e vlerësimit Ofertat do të vlerësohen duke marrë parasysh: Dorëzimi i ofertave: Ofertat duhet të dorëzohen fizikisht në pliko të mbyllura me mbishkrimin “Ofertë për Furnizim me Telefona Mobil – MFI KosInvest” në Adresa: Suteren, Llamella D, Arbëria 3, Nr. 01, 02, 03, Prishtinë Afati i fundit i dorëzimit: Deri më datë 21 Shtator 2026, deri në ora 15:00 E-maili zyrtar: procurement_kosinvest@visionfund.org (dërgimi duhet të bëhet njëkohësisht edhe përmes e-mailit) Shënim: IMF KosInvest rezervon të drejtën të: Anuloj thirrjen për ofertë pa obligime Ftoj ofertuesit për rishqyrtim të ofertave dhe të kërkojë sqarime shtesë nga ofertuesit gjatë procesit të vlerësimit. Kontakt: Për informacione shtesë: procurement_kosinvest@visionfund.org 038 240 664 ose 048174154 Burimi: https://kosovajob.com/kosinvest/ftese-per-oferte-furnizim-me-telefona-mobil