Në përputhje me Nenin 10 dhe Nenin 11, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.13. të Ligji Nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, ndryshuar dhe plotësuar me Ligji Nr. 08/L-138, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) njofton: Shpallje për një (1) Praktikant Numri i referencës: 01/2026 Informacion i përgjithshëm Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (në tekstin e mëtejmë referuar si "FKGK") është entitet i pavarur juridik, i krijuar me ligj përkatës për të lehtësuar qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë me synimin e krijimit të vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, përmirësim të bilancit tregtar dhe rritje e mundësive për financimin e NMVM-ve. Përshkrimi i përgjegjësive: Praktikanti do të angazhohet në kuadër të strukturës organizative të FKGK-së dhe do të punojë nën mbikëqyrjen e stafit përgjegjës, duke kontribuar në realizimin e aktiviteteve të përditshme të institucionit. Angazhimi do të përshtatet me profilin profesional të praktikantit dhe me nevojat aktuale për zhvillim dhe mbështetje brenda institucionit. Kualifikimet dhe shkathtësitë: Të ketë përfunduar, apo të jetë në përfundim të studimeve universitare në vend/jashtë vendit (preferohet të ketë përfunduar së paku vitin e dytë) Departamentet e Fakultetit Ekonomik ose Juridik (fusha të ngjashme) Studentë me notë mesatare mbi 8.5 Të jetë në gjendje të punojë në grup dhe individualisht Të ketë njohuri shumë të mira të programeve MS Office Të zotërojë gjuhën angleze. Afati dhe kohëzgjatja Praktikantit do t'i ofrohet kontratë gjashtë (3-6) mujore dhe do të jetë i vendosur në zyrë të FKGK-së në Prishtinë. Aplikimi Dokumentet e nevojshme për aplikim: Aplikacioni për punësim (shkarkoni nga https://fondikgk.org/mundosi-punesimi/); Diploma / Regjistri i notave, Certifikata dhe trajnime nëse ka; Të gjitha aplikacionet do të pranohet vetëm përmes emailit recruitment@fondikgk.org dhe në subjektin e emailit duhet të shkruhet: "Formë Aplikimi: Emri dhe Mbiemri_Pozita" Konkursi është i hapur deri me datë 29.09.2026 ora 16.30. Burimi: https://kosovajob.com/fondi-kosovar-per-garanci-kreditore/praktikant