Kompania UNI PROJECT SHPK shpall konkurs për punësimin e një punëtori/pastruesi mashkull, i cili do të angazhohet në kryerjen e detyrave të pastrimit në objekte të ndryshme, si dhe detyra shtesë që kërkojnë lëvizje me automjetet të kompanisë. Kualifikimet e kërkuara: - Patentë shofer – Kategoria B (e detyrueshme). - Përvojë pune në pastrim ose pozita të ngjashme është përparësi. - Përgjegjshmëri dhe kujdes në kryerjen e detyrave të punës. - Gatishmëri për punë fizike dhe fleksibilitet në orar. - Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip. Detyrat kryesore: - Pastrimi i hapësirave të brendshme dhe të jashtme sipas planit të punës. - Përdorimi dhe mirëmbajtja e mjeteve dhe pajisjeve të pastrimit. - Transporti i materialeve/pajisjeve me automjetet e kompanisë kur të kërkohet. - Respektimi i rregullave të sigurisë dhe standardeve të kompanisë. Çka ofron kompania: - Kontratë pune sipas ligjeve në fuqi. - Pagë konkurruese dhe me kohë. - Kompensim monetar për punë jashtë orarit dhe në ditë pushimi. - Kushte të mira pune dhe mbështetje nga ekipi. - Mundësi për trajnime dhe avancim profesional. Mënyra e aplikimit: Të interesuarit mund të na thërrasin në numrat: 048 808 886 Burimi: https://kosovajob.com/uni-project/pastrues