Përfaqësues Mjekësor - NELT LLC

    Prishtinë
    shendetesi
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal. NELT, shpall konkurs për pozitën: Një (1) përfaqësues mjekësor; Detyra dhe Përgjegjësitë: Aranzhimi i takimeve me mjekë dhe farmacistë për të krijuar marrëdhënie të mira dypalëshe; Bën prezantimin e produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike para mjekëve, farmacistëve dhe stafit mjekësor në klinika të ndryshme dhe barnatore; Përcaktimi i propozimeve për përmirësimin e strategjive të biznesit në vendin e punës; Është përgjegjës/e për arritjen e objektivave dhe planeve të shitjes, që përcaktohen nga menaxheri/ja i/e departamentit; Planifikon dhe menaxhon oraret e vizitave së bashku me menaxherin/ën e departamentit; Përgadit dhe paraqet raportin e shitjës dhe të dhënat e arriturave në baza javore dhe mujore; Monitoron aktivitetet dhe prezencën e produkteve të konkurrencës në treg; Së bashku me menaxherin/ën e departamentit hartojnë dhe zhvillojnë strategji për të rritur pjesëmarrjën e produkteve të kompanisë në treg; Kualifikimet e kërkuara: Diplomë e universtitetit në fushën e farmacisë/mjekësisë. Përvojë pune minimum 2 vite në promovim dhe prezantim të produkteve farmaceutike dhe/apo parafarmaceutike; Njohja e gjuhës angleze është esenciale dhe njohja e Gjuhës Serbo-Kroate konsiderohet si përparësi; Aftësi të shkëlqyera kompjuterike; Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale; Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B. Si të Aplikoni NELT L.L.C., është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim. Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre përmes e-mailit: apliko@nelt.com Afati i aplikimit është deri me datën, 12 tetor 2024, në ora 16:00h. Të gjithë kandidatët që aplikojnë, ju lutemi shkruani pozicionin e punës për të cilin po aplikoni në “subjekt” të emailit ,  dhe CV-ja juaj të jetë e emëruar (Emri Mbiemri - CV). Burimi: https://kosovajob.com/nelt-llc/perfaqesues-mjekesor

    Informata për kontakt

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)