Menaxher në Departament të Financave dhe Kontabilitetit - Capital

    Prishtinë
    financa
    I skaduar
    /
    në muaj

    Përshkrimi i punës

    Konkurs për vend të lirë pune IFJB “CAPITAL”, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës në Departamentin e “Financave dhe Kontabilitetit”, pozita – Menaxher në Departament të Finacave dhe Kontabilitetit. Detyrat dhe Përgjegjësitë: - Këshillon dhe mbështet Kryeshefin Ekzekutiv në çështje financiare dhe të kontabilitetit; - Mbikëqyr dhe kontrollon raportet dhe pasqyrat financiare të kompanisë dhe siguron saktësinë e tyre; - Përgatit, analizon dhe prezanton raporte financiare për menaxhmentin, Bordin e Drejtorëve, aksionarët dhe palët e tjera përkatëse; - Udhëheq procesin e planifikimit financiar, përgatitjes së buxhetit vjetor dhe zhvillimit të projeksioneve financiare, në bashkëpunim me menaxhmentin dhe departamentet përkatëse; - Mbikëqyr aktivitetet financiare dhe proceset e kontabilitetit të kompanisë, përfshirë mirëmbajtjen dhe kontrollin e librit kryesor; - Koordinon punën e Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit dhe siguron bashkëpunimin efektiv me departamentet dhe njësitë e tjera organizative; - Menaxhon, udhëheq dhe mbikëqyr stafin e Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit dhe organizon punën në përputhje me prioritetet e departamentit; - Kontribuon në zhvillimin dhe zbatimin e politikave, procedurave dhe kontrolleve të brendshme me ndikim financiar; - Siguron respektimin e procedurave të brendshme, standardeve profesionale dhe konfidencialitetit të informacionit financiar; - Kryen edhe detyra të tjera që lidhen me përgjegjësitë e pozitës, sipas kërkesës së menaxhmentit. Kriteret dhe Kualifikimet e kërkuara: - Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Kontabilitet ose fushë të ngjashme; - Përvojë relevante profesionale në fushën e financave dhe kontabilitetit; - Përvoja në pozitë menaxheriale minimum 3 (tri) vite; - Njohuri të avancuara në raportim financiar, planifikim financiar dhe buxhetim; - Njohuri të mira të parimeve dhe proceseve të kontabilitetit financiar; - Aftësi për analizimin, përgatitjen dhe verifikimin e raporteve financiare; - Aftësi në përgatitjen e projeksioneve financiare dhe buxhetore; - Njohuri të mira në përdorimin e Microsoft Excel dhe programeve/sistemeve financiare dhe kontabël; - Aftësi të dëshmuara në menaxhimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e stafit; - Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese; - Integritet profesional, përgjegjshmëri dhe respektim të konfidencialitetit të informacionit financiar. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim: - Kopje e dokumentit të identifikimit; - Kopje e diplomës universitare; - Dëshmi për përvojën e punës; - Referenca dhe certifikata profesionale (nëse ka); Mënyra dhe afati i aplikimit: - Aplikimi mund të bëhet përmes email hr@capital-ks.com, duke specifikuar në subjekt pozitën për të cilën aplikohet. - Afati i aplikimit është deri më datë 16.10.2026. Burimi: https://kosovajob.com/capital/menaxher-ne-departament-te-financave-dhe-kontabilitetit

    Informata për kontakt

    Postuar: 1 javë më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)