Pozita: Shitës/e Lokacioni: Showroom-i Minna Fashion, Prishtinë Po kërkojmë një person komunikues, energjik dhe profesional, i cili di të krijojë një përvojë të shkëlqyer për klientët dhe ka pasion për modën dhe shitjen. Përgjegjësitë kryesore: Këshillimi dhe asistimi profesional i klientëve gjatë përzgjedhjes së fustaneve Prezantimi i produkteve dhe realizimi i shitjeve Komunikimi me klientët në showroom dhe përmes kanaleve online Kujdesi për ekspozimin, organizimin dhe prezantimin e produkteve Ndjekja e kërkesave të klientëve dhe ofrimi i shërbimit cilësor Bashkëpunimi me ekipin për arritjen e objektivave të shitjes Kriteret e kërkuara: Përvojë paraprake në shitje dhe shërbim ndaj klientëve Kandidatët me përvojë në industrinë e modës, fustaneve do të kenë përparësi në përzgjedhje Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi Qasje profesionale, pozitive dhe e orientuar drejt klientit Ne ofrojmë: Ambient profesional dhe dinamik pune Mundësi zhvillimi dhe avancimi në kompani Trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme Mundësi për t’u bërë pjesë e një marke të njohur të modës Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj ne minnafashionhr@gmail.com ose përmes butonit "Apliko këtu" Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë. Burimi: https://kosovajob.com/minna-fashion/shitese