Tender për Furnizim me Makineri Bujqësore - T - 11/2026 - Islamic Relief Kosova

    Skënderaj
    burime njerezore
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, Bujqësi, Blegtori si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë. Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimor është edhe projekti në bashkëpunim mes Islamic Relief Kosova dhe Komunës së Skenderajit që ka për qëllim blerjen e mekanizmave bujqësorë për familjet përfituese. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar. Pajisjet bujqësore dhe sasia që do të shpërndahen janë: mbjellëse gruri 16 rende – 15 copa, mbjellëse misri 4 rende – 10 copa, frezë 1.65 m – 8 copa, frezë 1.8 m – 50 copa, grabujë me traka me kardan – 8 copa dhe plug 2 rende – 8 inch – 8 copa. Organizata Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën për të përcaktuar sasinë e nevojshme sipas kërkesave të përfituesve të projektit. Burimi: https://kosovajob.com/islamic-relief-kosova/tender-per-furnizim-me-makineri-bujqesore-t-112026

    Informata për kontakt

    Postuar: 1 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)