HyperActive është lider në industrinë e argëtimit, i përkushtuar për të ofruar përvoja të jashtëzakonshme për klientët tanë. A ke pasion për mikpritjen, aftësi për të udhëhequr një ekip dhe dëshirë për të qenë pjesë e një ambienti dinamik ku energjia nuk mungon? HyperActive po kerkon nje Menaxher/e ne SportsBar KUALIFIKIMET QË KËRKOJMË 1. Përvojë në menaxhim në gastronomi. 2. Aftësi të shkëlqyera organizative dhe komunikuese. 3. Aftësi për të udhëhequr dhe motivuar stafin. 4. Përgjegjësi, profesionalizëm dhe vendimmarrje. 5. Qasje pozitive dhe përkushtim ndaj klientëve. 6. Aftësi për të menaxhuar punën edhe në momente me fluks të lartë. ÇFARË OFROJMË? 1. Pagë konkurruese dhe sigurim shëndetësor. 2. Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional. 3. Ekip energjik dhe ambient dinamik pune. 4. Hapësirë për ide të reja dhe iniciativa. 5. Vlerësim për përkushtimin, rezultatet dhe lidershipin tënd. NËSE KE LIDERSHIP, NE KEMI MUNDËSINË! Burimi: https://kosovajob.com/hyperactive/menaxhere-ne-sportsbar