Menaxhere e Mirëmbajtjes / Housekeeping, Menaxhere e Recepsionit, Recepsioniste - Venus Hotel

    Prishtinë
    turizem
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    Menaxhere e Mirëmbajtjes / Housekeeping Kriteret: Përvojë pune në hoteleri ose në pozitë të ngjashme. Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese. Aftësi për udhëheqjen dhe koordinimin e stafit të mirëmbajtjes. Përgjegjësi për standardet e pastërtisë së dhomave dhe hapësirave të hotelit. Kujdes ndaj detajeve dhe standardeve të larta të higjienës. Aftësi për organizimin e orareve dhe ndarjen e detyrave. Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për punë në ekip. Gatishmëri për punë me ndërrime dhe gjatë fundjavave sipas nevojës. Menaxhere e Recepsionit Kriteret: Përvojë paraprake në recepsion ose menaxhim hoteli. Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizative. Aftësi për menaxhimin dhe koordinimin e ekipit të recepsionit. Njohuri të mira të gjuhës angleze; gjuhët e tjera konsiderohen përparësi. Njohuri të mira të programeve kompjuterike dhe sistemeve hoteliere. Aftësi për menaxhimin profesional të kërkesave dhe ankesave të mysafirëve. Paraqitje profesionale, korrektësi dhe përgjegjësi. Gatishmëri për punë me ndërrime dhe fleksibilitet në orar. Recepsioniste Kriteret: Përvojë në hoteleri ose shërbim ndaj klientit konsiderohet përparësi. Njohuri të mira të gjuhës angleze. Njohuri të mira të punës me kompjuter. Aftësi të mira komunikimi dhe sjellje profesionale me mysafirët. Paraqitje profesionale dhe e rregullt. Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për punë në ekip. Aftësi për të punuar nën presion. Gatishmëri për punë me ndërrime. Burimi: https://kosovajob.com/venus-hotel/menaxhere-e-mirembajtjes-housekeeping-menaxhere-e-recepsionit-recepsioniste

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)