Shitës Ambulantiv (Terren) - Spectro Group L.L.C.

    Prizren
    shitje
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    Pozita: Shitës Ambulant (Terren) Kompania: Spectro Group L.L.C. Seli / Baza: Prizren Zona e Mbulimit: Gjithë Kosova Orari: Me kohë të plotë Rreth Nesh Spectro Group L.L.C. është kompani me bazë në Prizren, e specializuar në importin dhe distributimin e produkteve auto-kimike dhe mirëmbajtjes së automjeteve (AdBlue, antifriz G11/G12, lëngje për xhama, auto-kozmetikë). Për të mbuluar dhe zgjeruar rrjetin tonë të distributimit në të gjithë territorin e Kosovës, kërkojmë një punëtor energjik, me përvojë dhe të përgjegjshëm për pozitën Shitës Ambulant. Detyrat dhe Përgjegjësitë: - Vizita e rregullt e klientëve në teren (Auto-servise, pika karburanti, dyqane autopjesësh, depo, etj.) në të gjitha rajonet e Kosovës. - Prezantimi, ofertimi dhe shitja e produkteve të Spectro Group L.L.C. drejtpërdrejt nga automjeti i punës. - Identifikimi i blerësve të rinj dhe zgjerimi i rrjetit të klientëve në zonat e caktuara. - Pranim-dorëzimi i mallit, lëshimi i faturave dhe përkujdesja për inkasimin e tyre sipas afateve. - Mirëmbajtja dhe kujdesi për veturën zyrtare të kompanise ngarkuar me produktet. Kriteret e Kërkuara: - Përvoja e mëparshme në shitje ambulante apo distributim në teren është e domosdoshme (përbën avantazh kryesor). - Patenta e shoferit Kategoria B (e obligueshme, Kategoria C përbën avantazh). - Gatishmëri për punë në teren dhe udhëtime në të gjithë territorin e Kosovës. - Aftësi të shkëlqyera komunikuesë, negociuese dhe bindëse me klientë. - Përgjegjësi, ndershmëri dhe korrektësi me menaxhimin e faturave dhe parave. - Orientim i fuqishëm drejt arritjes dhe tejkalimit të objektivave të shitjes. Çfarë Oferojmë: - Pagë konkurruese në treg. - Skemë tejet motivuese e komisioneve dhe bonuseve (mbi shitjet e realizuara dhe sjelljen e klientëve të rinj). - Ambient pune korrekt, profesional dhe me mundësi reale për rritje karriere. Burimi: https://kosovajob.com/spectro-group-llc/shites-ambulantiv-terren

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)