Zyrtar Ligjor për Kolektime - Finca Kosovo

    Prishtinë
    juridik
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    KONKURS ZYRTAR LIGJOR PËR KOLEKTIME – PËRGJEGJËSITË: Të kontaktojë dhe menaxhojë në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/ tij; Të bëj vizita të rregullta në teren te klientët në portfolion e saj/tij si dhe tek organet e përmbarimit; Të bëj vlerësimin e ekspozimeve kreditore jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm dhe të propozoj zgjidhje adekuate për këto kredi; Të filloj procedurën përmbarimore ndaj klientëve jo-performues pranë Përmbaruesëve Privat; Të punoj për së afërmi me ekzekutorët e gjykatave dhe permbaruesit privat për ekzekutimin e kërkesave ligjore ndaj klientëve; Të përfaqësoj institucionin në lidhje me klientët në procedurë përmbarimore dhe/ apo civile; Të përgatitë raporte të rregullta në lidhje me aktivitetet rreth klientëve në portfolio të saj/ tij; Të kryej punë të tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin e ekspozimeve jo performuese. KUALIFIKIMET: Preferohet të jetë i diplomuar në fushën e Drejtësisë, Ekonomisë apo administrim Biznesi. Eksperiencë pune në mbledhjen e kredive jo-performuese, kredidhënie, procedurën përmbarimore, apo të ngjashme përbën avantazh; Aftësi të shquara komunikuese dhe organizative; Aftësi të shquara analitike; I/E dedikuar dhe i/e vetëmotivuar për sukses; Njohuri të paketës Microsoft Office; Të posedojë Patent Shofer kategorinë B; Njohje të mirë të gjuhës Angleze. Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë. Afati i aplikimit deri me 14.10.2026. FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, një grup prej 13 institucioneve mikrofinanciare dhe bankave që ofron shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe u mundëson individëve dhe komuniteteve me të ardhura të ulëta të investojnë në të ardhmen e tyre. Burimi: https://kosovajob.com/finca-kosovo/zyrtar-ligjor-per-kolektime-prishtine

    Postuar: 1 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)