Konkurs PUNE – Shitëse, Serviser të Pajisjeve Elektronike, Praktikant Serviser dhe Monter Pozita: Shitëse – 2 Pozita, Orari: I plotë / Vendi i punës: Fushë Kosovë Kualifikimet e kërkuara: Diplomë e shkollës së mesme (e preferueshme shkolla e lartë ose fakulteti) Përvojë paraprake në shitje me pakicë (përparësi pajisjet elektronike) Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi me klientë Njohuri bazike të punës me kompjuter (pakoja MS Office) Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar kohën Detyrat dhe përgjegjësitë: Prezantimi i produkteve dhe asistimi i klientëve gjatë blerjes Kujdesi për rregullimin dhe ekspozimin e mallit në dyqan Përgatitja e faturave dhe kryerja e transaksioneve të shitjes Mirëmbajtja e marrëdhënieve pozitive me klientët dhe ofrimi i informacioneve mbi garancionet Raportimi i shitjeve ditore tek Menaxhmenti Pozita: Serviser të pajisjeve elektronike - 2 Pozita (Montim/demontim të pjesëve rezervë) Orari: I plotë / Vendi i punës: Fushë Kosovë Kualifikimet e kërkuara: Diplomë e shkollës së mesme (profil teknik preferohet) Minimum 1 vit përvojë pune në fushën e riparimit të pajisjeve elektrike apo mekanike Njohuri mbi funksionimin e skuterëve elektrikë (e preferueshme) Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar kohën Detyrat dhe përgjegjësitë: Diagnostikimi dhe riparimi i skuterëve elektrikë Mirëmbajtja dhe testimi i pajisjeve pas riparimit Identifikimi dhe zëvendësimi i pjesëve të dëmtuara Respektimi i protokolleve të procesit gjatë punës dhe raportimi tek Menaxheri i Servisit Pozita: Praktikant - Serviser të pajisjeve elektronike - 1 Pozitë Orari: I plotë / Vendi i punës: Fushë Kosovë Kualifikimet e kërkuara: Diplomë e shkollës së mesme Pranohen edhe aplikimet pa përvojë pune si praktikant ose fillestar në fushën e servisimit Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar kohën Detyrat dhe përgjegjësitë: Ndërrimi i gomave të skuterëve elektrikë Asistimi ndaj serviserëve gjatë procesit të punës Detyra të tjera nga serviserët sipas nevojës Furnizimi me mall i servisit Pozita: Monter i Pajisjeve - 1 Pozitë Orari: I plotë / Vendi i punës: Fushë Kosovë Kualifikimet e kërkuara: Diplomë e shkollës së mesme Pranohen edhe aplikimet pa përvojë pune në fushë të montimit Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar kohën Patentë shoferi Kategoria B Detyrat dhe përgjegjësitë: Montimi i pajisjeve të reja Asistimi ndaj shitjes dhe servisit gjatë procesit të punës në lëvizje të mallit Detyra të tjera nga fusha e montimit dhe magazinimit Lëvizje interne të mallrave brenda pikave dhe tek klientët finalë. Si të Aplikoni? Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në përmes butonit "Apliko Këtu" apo në email: rrotamanagement@gmail.com me subjektin "Aplikim për Shitëse / Serviser / Praktikant apo Monter" ose në nr. e kontaktit 045 / 204 208. Konkursi mbetet i hapur deri më: 31 Tetor 2026. Burimi: https://kosovajob.com/rrota-smart-electronics/shitese-serviser-i-pajisjeve-elektronike-praktikant-serviser-i-pajisjeve-elektronike-monter-i-pajisjeve