Njoftim për Punësim – SIXT Rent a Car SIXT Rent a Car, me seli në Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, shpall konkurs për: 2 Rental Agent (Agjent/e të Rentës) në Aeroportin e Prishtinës. SIXT Rent a Car është një lider ndërkombëtar në dhënien me qira të automjeteve, me një gamë të gjerë flotash. Ne po kërkojmë agjentë/e shitjesh me aftësi të forta komunikimi dhe orientim të lartë ndaj klientit. Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore Kryen operacionet e përditshme të dhënies me qira të automjeteve, duke përfshirë shërbimin ndaj klientit, mirëmbajtjen bazë të dokumentacionit dhe menaxhimin e transaksioneve financiare. Kontrollon dhe menaxhon rezervimet online. Monitoron procesin e rezervimit, dorëzimit dhe kthimit të automjeteve me qira. Kryen barazimin ditor të pagesave dhe arkës. Menaxhon kërkesat dhe shqetësimet e klientëve në lidhje me shërbimin e marrjes me qira të automjeteve. Cilësitë dhe Kualifikimet e Kërkuara Të ketë përvojë të mëparshme në një mjedis pune të orientuar drejt shërbimit të dhënies me qira (rent a car) – përparësi. Të zotërojë mirë gjuhën angleze, si në komunikim verbal ashtu edhe me shkrim. Të ketë njohuri të mira kompjuterike dhe aftësi të mira në përdorimin e tastierës. Të posedojë aftësi të shkëlqyera komunikimi, si në telefon ashtu edhe në komunikim të drejtpërdrejtë me klientët. Të jetë i/e aftë të punojë nën presion, si në mënyrë të pavarur ashtu edhe si pjesë e ekipit. Të jetë i/e gatshëm/me të punojë me ndërrime, gjatë fundjavave dhe periudhave të pushimeve, sipas sistemit rotativ. Benefitet Kontratë pune në përputhje me ligjet në fuqi. Pagesa realizohet përmes bankës. Pagesa e kontributeve sipas legjislacionit në fuqi. Pagë bruto: 650.00 € + shtesë për ushqim. Aplikimi Të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lart, inkurajohen të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre së bashku me referencat në adresën elektronike: agskosovo@gmail.com Ju lutemi që në subjekt të email-it të shënoni pozitën për të cilën aplikoni: "Rental Agent – SIXT". Burimi: https://kosovajob.com/sixt-rent-a-car/rental-agent-agjente-te-rentes-2