Kompania jonë është në kërkim të një kandidati të përgjegjshëm dhe korrekt për pozitën Liferues / Shpërndarës i Mallit. Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për shpërndarjen e mallrave te klientët, dorëzimin e porosive sipas kërkesave përkatës dhe kujdesin ndaj mallrave gjatë transportit. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: Bën shpërndarjen e mallrave te klientët sipas planit ditor. Kujdeset për ngarkimin, transportin dhe shkarkimin e mallrave. Dorëzon mallin në mënyrë të rregullt dhe sipas faturav përkatës. Kontrollon sasinë dhe gjendjen e mallrave gjatë pranimit dhe dorëzimit. Merr nënshkrimet dhe konfirmimet e nevojshme nga klientët. Kujdeset për automjetin e kompanisë dhe e mban atë në gjendje të rregullt. Raporton çdo problem gjatë shpërndarjes, si vonesa, mungesa, dëmtime ose refuzime të mallrave. Bashkëpunon me depon, shitjen dhe administratën për realizimin e porosive. Respekton oraret, itinerarin dhe udhëzimet e kompanisë. Kujdeset për sjellje profesionale dhe komunikim korrekt me klientët. Kriteret e kërkuara: Të ketë patentë shoferi, kategoria B, obligative. Përvojë pune si liferues, shpërndarës, vozitës ose në punë të ngjashme përbën përparësi. Njohje e mirë e terrenit dhe rrugëve në Kosovë. Të jetë person i përgjegjshëm, korrekt dhe i përpiktë. Të ketë aftësi të mira komunikimi me klientë dhe bashkëpunëtorë. Të jetë i gatshëm për punë në terren dhe për lëvizje të përditshme. Të ketë aftësi fizike për ngarkim dhe shkarkim të mallrave. Të jetë i kujdesshëm me mallin, dokumentacionin dhe automjetin e kompanisë. Të ketë aftësi për të punuar në ekip dhe për të respektuar udhëzimet. Të mos ketë pengesa ligjore për ushtrimin e detyrës së vozitësit. Aftësitë e dëshiruara: Përpikëri në orar dhe përgjegjësi në punë. Sjellje korrekte dhe profesionale me klientët. Aftësi për të zgjidhur situata praktike gjatë shpërndarjes. Kujdes ndaj detajeve gjatë dorëzimit të mallrave. Gatishmëri për punë dinamike dhe në terren. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit të mëposhtëm ose në email: babyworldapliko@gmail.com Burimi: https://kosovajob.com/hipp/liferues-shperndares-i-mallit