KONKURS PËR PUNË – 3 POZITA TË LIRA Lintec ShPK shpall konkurs për pranimin e 3 punëtorëve në repartin e prodhimit. Detyrat kryesore: Punë në procesin e prodhimit të paneleve për dyer hyrëse. Përgatitja dhe trajtimi i profileve për ngjyrosje me ngjyrë pluhur. Pjesëmarrja në proceset e prodhimit sipas nevojave të kompanisë. Respektimi i standardeve të cilësisë dhe sigurisë në punë. Kualifikimet: Përvoja e mëparshme në prodhim përbën përparësi, por nuk është e domosdoshme. Gatishmëri për punë ekipore dhe përgjegjësi në kryerjen e detyrave. Motivim për të mësuar dhe zhvilluar aftësi të reja. Ne ofrojmë: Kontratë të rregullt pune. Pagë konkurruese sipas përvojës dhe angazhimit. Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi në karrierë. Trajnim në vendin e punës. Lokacioni: Magjistrale Prishtinë-Ferizaj, 5km nga Prishtina Mall Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes: lintecshpk@outlook.com apo përmes numrit: +38349229894 Burimi: https://kosovajob.com/lintec/punetor-ne-prodhim