Senior IT System / Network Administrator, Junior IT Support Officer - Panamic ICT

    Prishtinë
    teknologji
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    Panamic ICT është në kërkim të një Senior IT System / Network Administrator dhe një Junior IT Support Officer për t'ju bashkuar ekipit tonë teknike. 1 x Senior IT System / Network Administrator Në këtë pozitë, kandidati do të jetë përgjegjës për administrimin, mirëmbajtjen dhe optimizimin e infrastrukturës IT të klientëve tanë, duke përfshirë serverët, rrjetet, sistemet cloud, sigurinë dhe shërbimet IT. Përgjegjësitë kryesore - Administrimi dhe mirëmbajtja e serverëve Windows Server dhe Linux - Konfigurimi dhe administrimi i Active Directory, DNS, DHCP, Group Policy dhe Microsoft 365 - Administrimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së rrjetit: switches, routers, firewalls, Wi-Fi dhe VPN - Konfigurimi dhe administrimi i zgjidhjeve Fortinet, Cisco, Aruba ose platformave të ngjashme - Monitorimi i performancës, disponueshmërisë dhe sigurisë së sistemeve IT - Administrimi i sistemeve të backup dhe disaster recovery - Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike të nivelit të avancuar - Implementimi dhe mirëmbajtja e virtualizimit (VMware, Hyper-V ose platforma të ngjashme) - Administrimi i shërbimeve Microsoft Azure / Microsoft 365 - Konfigurimi dhe mirëmbajtja e VPN-ve, firewall policies dhe network security - Dokumentimi i konfigurimeve, infrastrukturës dhe procedurave teknike - Kryerja e IT audits, health checks dhe network assessments - Bashkëpunimi me ekipin e IT Support dhe eskalimi i problemeve kur është e nevojshme - Komunikimi direkt me klientët dhe ofrimi i mbështetjes teknike profesionale - Pjesëmarrja në projekte të implementimit dhe migrimit të infrastrukturës IT Kualifikimet dhe kërkesat - Diplomë universitare në Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike ose fushë të ngjashme - Minimum 4–5 vite përvojë relevante në administrimin e sistemeve dhe rrjeteve - Njohuri në Windows Server dhe Active Directory - Përvojë solide me TCP/IP, VLAN, DNS, DHCP, Routing, Switching dhe VPN - Përvojë me firewalls dhe zgjidhje të sigurisë së rrjetit - Përvojë me Microsoft 365 dhe Azure - Njohuri në virtualizim, backup dhe disaster recovery - Aftësi të mira në troubleshooting dhe analizimin e problemeve komplekse - Njohuri të mira të gjuhës angleze, me shkrim dhe komunikim - Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin dhe klientët - Gatishmëri për të punuar në projekte dhe ambiente të ndryshme IT Certifikimet - Certifikimet profesionale konsiderohen përparësi, veçanërisht: - Microsoft / Azure - CCNA / Cisco - Fortinet / NSE - Aruba - VMware - Veeam - Linux Çfarë ofrojmë? - Ambient profesional dhe ekip teknik me përvojë - Punë me teknologji dhe projekte moderne IT - Mundësi për zhvillim profesional dhe certifikime - Trajnime dhe mundësi për avancim në karrierë - Përfshirje në projekte të ndryshme për klientë lokalë dhe ndërkombëtarë - Pagë konkurruese në bazë të përvojës dhe kompetencave, bonuse ne baze te performances Si të aplikoni? - Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në: hr@panamic-ict.com ose permes butonit "Apliko këtu" - Subjekti i emailit: Senior IT System / Network Administrator - Lokacioni: Prishtinë, Kosovë - Orari: Full-time - Afati për aplikim: 09.10.2026 1 x Junior IT Support Officer Kandidati i përzgjedhur do të jetë pjesë e ekipit të IT Support dhe do të angazhohet në ofrimin e mbështetjes teknike për klientët dhe përdoruesit, si dhe në mirëmbajtjen e pajisjeve dhe sistemeve IT. Përgjegjësitë kryesore - Ofrimi i IT Support për përdoruesit në distancë dhe në lokacion - Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e PC-ve, laptopëve, printerëve dhe pajisjeve të tjera IT - Instalimi dhe konfigurimi i sistemeve operative dhe aplikacioneve - Diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve hardware dhe software - Mbështetje për përdoruesit në Microsoft 365, Outlook, Teams dhe aplikacione të tjera - Mbështetje bazike në administrimin e rrjetit: LAN, Wi-Fi, TCP/IP, DNS dhe DHCP - Krijimi dhe mirëmbajtja e llogarive të përdoruesve dhe pajisjeve - Monitorimi dhe eskalimi i incidenteve teknike sipas nevojës - Dokumentimi i incidenteve, ndërhyrjeve dhe zgjidhjeve teknike - Përgatitja dhe konfigurimi i pajisjeve të reja për përdoruesit - Mbështetje gjatë implementimit dhe mirëmbajtjes së projekteve IT - Bashkëpunim me ekipin e IT Support dhe System/Network Administration Kualifikimet dhe kërkesat - Diplomë ose studime në Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike ose fushë të ngjashme - 0–2 vite përvojë në IT Support; përvoja profesionale është përparësi, por nuk është e domosdoshme - Njohuri bazike në Windows 10/11 - Njohuri bazike në Microsoft 365 - Njohuri bazike në networking dhe troubleshooting - Aftësi për të diagnostikuar dhe zgjidhur probleme teknike - Njohuri të mira të gjuhës angleze - Aftësi të mira komunikimi dhe punë në ekip - Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar njohuritë teknike - Patentë shoferi kategoria B – përparësi Çfarë ofrojmë? - Ambient profesional dhe ekip teknik me përvojë - Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë - Trajnime dhe mundësi për certifikime profesionale - Punë me teknologji dhe zgjidhje moderne IT - Përfshirje në projekte të ndryshme me klientë lokalë dhe ndërkombëtarë - Pagë konkurruese në bazë të përvojës dhe kompetencave, bonuse ne baze te performances - Mundësi për të avancuar drejt pozitave me te larta Të dhënat e pozitës - Pozita: Junior IT Support Officer - Numri i pozitave: 1 - Lokacioni: Prishtinë, Kosovë - Angazhimi: Full-time - Kompania: Panamic ICT - Aplikimi: Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në: hr@panamic-ict.com ose permes butonit "Apliko këtu" - Subjekti: Aplikim – Junior IT Support Officer - Afati për aplikim: 09.10.2026 Burimi: https://kosovajob.com/panamic-ict/senior-it-system-network-administrator-junior-it-support-officer

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)