Shoqata Down Syndrome Kosova - Qendra në Prizren - në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm, shpall konkurs për plotësimin e një vendi të lirë pune në pozitën e mëposhtme: Pozita e punës: Fizioterapeut/e (Intervenimi i Hershëm) Departamenti: Programi i Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm Vendi: Shoqata Down Syndrome Kosova – Qendra Prizren Orari i angazhimit: 25 orë në javë (me orar të pjesshëm) Lloji i angazhimit: Zëvendësim i përkohshëm për periudhën e pushimit të lehonisë. Data e fillimit të angazhimit 02.11.2026. Përshkrim i organizatës: Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, e themeluar në vitin 2007 nga prindërit e personave me sindromën Down. Misioni i Shoqatës Down Syndrome Kosova është: Promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre. Kualifikimet dhe përvoja e punës: Diplomë të studimeve themelore në fushën e Fizioterapisë; Studimet master të përfunduara ose në përfundim e sipër përbëjnë përparësi; Të ketë njohuri mbi sindromën Down dhe specifikat e zhvillimit fizik/motorik tek fëmijët me sindromë Down; Të ketë përvojë pune me fëmijë, e dëshiruar me fëmijët me aftësi të kufizuar, fokus fëmijët me sindromë Down; Të ketë aftësi të mira për punë në ekip; Të ketë aftësi të mira komunikimi; Njohuri të gjuhës angleze; Detyrat dhe Përgjegjësitë: Të vlerësoj performancën e zhvillimit fizik/motorik tek fëmijët me sindromë Down; Ofron shërbimin për terapi fizike për fëmijët me sindromë Down; Ofron dhe aplikon njohuritë për pozitën e caktuar; Kryen të gjitha punët në bazë të planit të aktiviteteve; Të ndihmojë ekipin për realizimin e aktiviteteve të Shoqatës Down Syndrome Kosova. Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe Letër motivimi. Subjekti: Aplikim – Fizioterapeut/e Qendra DSK Prizren - në e-mail adresën: mimoza.rogova@downsyndromekosova.org. Afati i aplikimit: 09.10.2026 – 16.10.2026 deri në ora 16:00. Të përzgjedhurit do të kontaktohen nëpërmjet e-mail dhe do t’i nënshtrohen fazës së parë të rekrutimit. Burimi: https://kosovajob.com/down/fizioterapeute-intervenimi-i-hershem