Kompania Lidere në sherbime të transportit dhe logjistikës, me më shumë se 10 vite eksperience fton të gjithë entuziastet e rinjë për pozitë të lirë pune. Kërkojmë një kandidat/e me 3–5 vite përvojë pune në kontabilitet, preferohet përvojë në sektorin e logjistikës, transportit ose një industri të ngjashme. Përgjegjësitë kryesore: - Menaxhimi dhe mbajtja e plotë e kontabilitetit të kompanisë. - Regjistrimi dhe kontrolli i faturave hyrëse dhe dalëse. - Kontrolli dhe evidentimi i të ardhurave dhe shpenzimeve të transportit/logjistikës. - Rakordimi i llogarive bankare, arkës, klientëve dhe furnitorëve. - Monitorimi i arkëtimeve dhe pagesave. - Kontrolli i shpenzimeve operative dhe dokumentacionit përkatës. - Përgatitja e deklarimeve tatimore dhe përmbushja e obligimeve ndaj ATK-së. - Përgatitja e pagave, kontributeve dhe obligimeve të tjera të punëtorëve. - Përgatitja e pasqyrave financiare dhe raporteve periodike për menaxhmentin. - Monitorimi i detyrimeve të klientëve dhe furnitorëve. - Përgatitja e dokumentacionit për auditim dhe kontrolle tatimore. - Bashkëpunimi me departamentet e operativës, shitjes dhe menaxhmentit. - Kontrolli i saktësisë së të dhënave financiare dhe identifikimi i mospërputhjeve( cost-control). - Respektimi i afateve për raportim financiar dhe tatimor. Burimi: https://kosovajob.com/eagle-shipping/kontabiliste-ie-certifikuar