TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas. TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Menaxher i Marrëdhënieve për klientë Individual për Qendra City Office. Përgjegjësitë: - Identifikimi dhe rekrutimi i klientëve – personave fizik; - Shitja dhe kontakti për/ me individë për produkte bankare; - Analizimi i gjendjes financiare të klientit; - Propozimi i kredive për aprovim; - Mbledhja e depozitave për klientët – personat fizik; Kualifikimet e kërkuara: - Preferohet diploma e universitetit Ekonomik ose Administrim Biznesi - Preferohet 1-2 vite eksperiencë bankare, e preferuar në segmentin për persona fizik - Preferohet eksperiencë tjetër biznesi, me përvojë analitike - Preferohet eksperiencë në shitje profeionale - Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike te tij - T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare - Preferohen njohuri të përgjithshme të sistemit bankar - Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe aftësi të ndërtojë marrëdhënie të mira me palë - Njohuri të mira të MS Office - Efikas në punë ekipore - Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze - Patent shoferi kategoria B Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com. Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 21.09.2026. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. Burimi: https://kosovajob.com/teb-banka/menaxher-i-marredhenieve-per-klienteindividual-albeng