Zyrtar i Lartë i Sistemeve të Rrjetit dhe Sigurisë në Departamentin e TI-së - TEB Banka

    Prishtinë
    financa
    I skaduar
    /
    në muaj

    Përshkrimi i punës

    TEB Sh.A. është një nga bankat më me reputacion në Kosovë dhe është pjesë e një brendi të njohur bankar në Turqi, e mbështetur nga autoriteti ndërkombëtar BNP Paribas. TEB aktualisht është në kërkim të kandidatëve të kualifikuar për pozicionin Zyrtar i Lartë i Sistemeve të Rrjetit dhe Sigurisë në Departamentin e TI-së, në Zyrën Qendrore në Prishtinë. Përgjegjësitë: - Menaxhimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së rrjetit dhe sistemeve të sigurisë për të siguruar disponueshmërinë, performancën dhe besueshmërinë. - Konfigurimi dhe zgjidhja e problemeve të pajisjeve të rrjetit, lidhjes, routing-ut dhe të switching. - Administrimi i politikave të firewall-it (murit mbrojtës), lidhjeve VPN dhe kontrolleve të sigurisë së rrjetit. - Mirëmbajtja e zgjidhjeve të Kontrollit të Qasjes në Rrjet (NAC) dhe Firewall-it të Aplikacioneve Web (WAF). - Identifikimi dhe zgjidhja e incidenteve komplekse të rrjetit dhe sigurisë. - Monitorimi i performancës së sistemit, identifikimi i rreziqeve të mundshme dhe zbatimi i veprimeve korrigjese. - Pjesëmarrja në projekte infrastrukturore, përmirësime, migrime dhe zbatimi i zgjidhjeve të reja. - Përgatitja dhe mirëmbajtja e dokumentacionit teknik, procedurave dhe diagrameve të rrjetit. - Përcjellja e përditësimeve të Kornizës së Sigurisë Kibernetike NIST. - Trajtimi i incidenteve, kërkesave për shërbim dhe kërkesave për ndryshim në përputhje me treguesit kryesorë të performancës (KPI) dhe procedurat e përcaktuara. - Sigurimi i pajtueshmërisë me politikat e sigurisë së brendshme dhe përcjellja e gjetjeve të auditimit. - Mbështetja e kërkesave të disponueshmërisë së lartë, rimëkëmbjes nga fatkeqësitë dhe vazhdimësisë së biznesit. Burimi: https://kosovajob.com/teb-banka/zyrtar-i-larte-i-sistemeve-terrjetit-dhe-sigurise-ne-departamentin-e-ti-se-albeng

    Informata për kontakt

    Postuar: 1 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)