Elite Accounting Services është një kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve për Financa, Kontabilitet dhe Tatime, si dhe konsultime tjera biznesore, me adresë në Prishtinë, Rr. Ali Vitia, Nr.3. EAS ka një eksperience shumë vjeçare në ofrimin e shërbimeve profesionale të kontabilitetit për kompanitë e vogla, të mesme dhe të mëdha si dhe për individët. Ofron mundësi punësimi për pozitën Tekink i Kontabilitetit. Pozita: Teknik/e i Kontabilitetit Roli: Jemi në kërkim të një Teknik/e të kontabilitetit për t’iu bashkuar ekipit tonë. Detyrat dhe përgjegjësitë përfshijnë mbajtjen e kontabilitetit për transaksione financiare, harmonizimin e transaksioneve financiare për klientët, përditësimin e pasqyrave financiare, përgatitjen e raporteve mujore financiare , llogaritjen e taksave dhe asistimin tek kontabilisti kryesor. Puna kryhet nën mbikqyrjen e Kontabilistit kryesor përderisa ju mësoni më shumë për punën e kontabilistit dhe ngjarjeve tjera të ndryshme të klientëve. Përgjegjësitë: - Regjistrimin e informatave në softuer të kontabilitetit. - Të bëjë përpilimin e librave tregtarë. - Mbikëqyr të gjitha funksionet kontabël dhe financiare. - Ndihmon në përgatitjen e pasqyrave financiare, bilancet dhe raportet për klientët. - Siguron përputhshmëri me rregulloret tatimore dhe standardet e kontabilitetit. - Të përfaqësojë klientë në procedura të Administratës Tatimore. - Kryen punë të tjera sipas kërkesës së klienteve dhe të drejtorit financiar. Shkathtësitë dhe kualifikimet: - Diplomë Bachelor në Ekonomi/Financa ose Kontabilitet. - Të ketë njohuri të legjislacionit tatimor dhe standardeve të kontabilitetit. - Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në regjistrimin e të dhënave. - Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës. - Aftësi të mira komunikative - Përvojë paraprake minimum një vjeçare në regjistrimin e të dhënave duke përdor softuer të kontabilitetit. - Njohja e gjuhës angleze përparësi. Burimi: https://kosovajob.com/elite-accounting-services/teknike-ie-kontabilitetit