Praktikant/e - Credica LLC

    Prishtinë
    financa
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    Credica LLC si rezultat i zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për pozitat: Praktikant/e. Për në zyret tona në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovicë. Përgjegjësitë kryesore për Praktikant/e: Të përkrahë zyrtarët e kompanisë në menaxhimin e portfoliove të tyre; Të bëj vizita të rregullta në terren te klientët dhe organet e përmbarimit dhe gjykatat bashkë me zyrtaret e kompanisë; Të ndihmoj zyrtaret e kompanisë të bëjn vlerësimin e ekspozimeve kreditore jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm për zgjidhje adekuate. Kërkesat për: Të jetë në vitin e fundit apo të ketë përfunduar rishtazi studimet në Fakultetin Juridik, Ekonomik ose te ngjashme; Diplomë Universitare (e preferuar në Juridik, Ekonomik, Administrim Biznesi ose të ngjashme); Integritet të lartë personal dhe profesional; Aftësi të shquara komunikimi, organizative dhe analitike; I/E dedikuar dhe vetëmotivuar për sukses; Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (posaçërisht Excel dhe Word); Të posedoj Patent Shoferi në kategorinë “B”. Të dhënat: Pozitat: Praktikant/e – me mundësi punësimi pas periudhës së praktikës. Vendndodhja: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovice; Kontrata: Sipas Ligjit të Punës (Puna Praktike është me pagesë). Aplikimet mbyllen: 16 Tetor 2026. Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet tjera përcjellëse edhe në e-mail adresën: hr@credica.org. Burimi: https://kosovajob.com/credica-llc/praktikante-prishtine-prizren-peje-gjilan-mitrovice

    Informata për kontakt

    Postuar: 1 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)