Përgjegjës/e për Mirëmbajtjen dhe Sistemet Teknike të Spitalit - Klinika Amerikane

    Prishtinë
    shendetesi
    I skaduar
    Pagë konkurruese
    në muaj

    Përshkrimi i punës

    Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” shpall pozita të hapura për: Përgjegjës/e për Mirëmbajtjen dhe Sistemet Teknike të Spitalit Detyrat dhe përgjegjësitë: Mbikëqyrja e mirëmbajtjes së objektit dhe instalimeve teknike. Kontrollimi i funksionimit të sistemeve të gazrave mjekësorë, energjisë, ngrohjes, ventilimit dhe ujësjellësit. Koordinimi i mirëmbajtjes së sistemeve të IT-së me personelin ose kompanitë përkatëse. Evidentimi i defekteve dhe organizimi i intervenimeve të nevojshme. Bashkëpunimi me stafin teknik dhe ofruesit e jashtëm të shërbimeve. Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar: Përvojë në mirëmbajtjen teknike të objekteve ose sistemeve përkatëse. Aftësi të mira organizative dhe përgjegjësi në punë. Aftësi komunikimi dhe koordinimi me ekipe të ndryshme. Përvoja e mëparshme në një institucion shëndetësor përbën përparësi. Përfitimet: Pagë konkurruese Sigurim shëndetësor Hapësirë reale për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë Ambient pune profesional dhe mbështetës Ushqim i përfshirë gjatë orarit të punës Burimi: https://kosovajob.com/klinika-amerikane/pergjegjese-per-mirembajtjen-dhe-sistemet-teknike-te-spitalit

    Informata për kontakt

    Postuar: 1 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)