KONKURS PËR PUNË – PUNËTOR NË DEPO Devolli Group Shpk shpall konkurs për pozitën: Punëtor në Depo Lokacioni: Miradi e Epërme, Fushë Kosovë Detyrat dhe përgjegjësitë: Pranimi, sistemimi dhe organizimi i mallrave në depo; Ngarkimi dhe shkarkimi i produkteve dhe materialeve; Përgatitja e porosive sipas kërkesave dhe dokumentacionit përkatës; Kontrollimi i sasisë dhe gjendjes së produkteve gjatë pranimit dhe daljes nga depoja; Vendosja dhe ruajtja e produkteve në lokacionet përkatëse; Mbajtja e rregullit dhe pastërtisë në hapësirat e depos; Pjesëmarrja në inventarizime dhe kontrolle të stokut; Respektimi i procedurave të sigurísë dhe rregullave të punës; Kryerja e detyrave të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi. Kualifikimet dhe kërkesat: Përfundimi i arsimit të mesëm; Përvojë pune në depo është përparësi; Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur; Përgjegjshmëri, korrektësi dhe përkushtim në punë; Aftësi fizike për kryerjen e detyrave të punës në depo; Gatishmëri për punë me orar të ndryshueshëm, sipas nevojës së organizimit të punës. Aplikimi: CV-ja duhet të dërgohet në: hr@devolligroup.com ose përmes butonit "Apliko këtu" Afati i fundit për aplikim: 16.10.2026 Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të rekrutimit. Burimi: https://kosovajob.com/devolli-group/punetor-ne-depo-miradi-e-eperme-fushe-kosove