Menaxher/e i/e Rrjeteve Sociale - Monuni

    Gjilan
    marketing
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    Kërkojmë një menaxher/e të rrjeteve sociale, me përvojë praktike dhe vizion krijues, i/e cili/a do të kontribuojë në zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të pranisë sonë digjitale. Kandidati/ja ideal/e ka aftësi të forta në menaxhimin e reklamave dhe komunikimin me audiencën online, njeh mirë strategjitë e marketingut digjital dhe di të shfrytëzojë me efikasitet mjetet e Inteligjencës Artificiale në punën e përditshme. Përgjegjësitë kryesore: Reklama në Meta Krijimi, menaxhimi dhe analizimi i fushatave reklamuese në platformat Meta Përzgjedhja e produkteve që do të promovohen, bazuar në performancë dhe potencial shitjeje Krijimi i "dark ads" dhe i përshkrimeve tërheqëse e efektive për to Monitorimi i vazhdueshëm i performancës së reklamave dhe optimizimi i tyre për rezultate sa më të mira Menaxhimi i komunitetit Përgjigje në kohë dhe në mënyrë profesionale ndaj mesazheve dhe komenteve të klientëve në rrjete sociale Përgjigje profesionale përmes email-it Ndërtimi dhe mirëmbajtja e një marrëdhënieje pozitive me ndjekësit dhe klientët Përmbajtja dhe promovimi Gjenerimi i ideve kreative për përmbajtje dhe fushata promovuese, në përputhje me identitetin e brendit Koordinimi i ngushtë me ekipin për realizimin e ideve, duke dhënë udhëzime rreth konceptit, mesazhit dhe qëllimit të përmbajtjes Publikimi i postimeve në platformat përkatëse Sigurimi i konsistencës në ton, stil dhe cilësi të përmbajtjes së publikuar. Kualifikimet e kërkuara: Përvojë paraprake në menaxhimin e mediave sociale dhe reklamave në Meta Aftësi të shkëlqyera shkrimi dhe komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze Aftësi të forta analitike dhe krijuese Njohje dhe përdorim i mjeteve të Inteligjencës Artificiale në punën e përditshme Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të përmbushur afatet kohore Vëmendje ndaj detajeve dhe qasje proaktive ndaj punës. Kompania ofron zhvillim në karrierë, ambiente të mira të punës, pagë konkurruese e të rregullt dhe kontratë pune. Burimi: https://kosovajob.com/monuni/menaxhere-ie-rrjeteve-sociale

    Informata për kontakt

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)