Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal. MES - Kompani zvicerane, është në kërkim të një Arkitekt/e i/e Inxhinierise Mekanike, me fokus kryesor në projektimin e Hidroteknikës, për të bashkëpunuar me ekipin tonë të pasionuar. Detyrat dhe përgjegjësitë: Projektimi dhe mbikëqyrja e kanalisacioneve, përfshirë sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimit në të gjitha fazat e planifikimit. Zhvillimi dhe mbikëqyrja e projekteve të hidroteknikës dhe kanalizimit gjitha fazat e planifikimit. Bashkëpunimi i ngushtë me ekipet e tjera për të siguruar koordinimin dhe efikasitetin e duhur në projektet e përbashkëta. Konceptimi dhe planifikimi i projekteve hidroteknike, duke përfshirë sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimit. Kualifikimet: Diplomë në Inxhinieri Hidroteknike ose fushë të ngjashme. Përvojë relevante në fushën e hidroteknikës dhe kanalizimit është e domosdoshme, dhe kandidati duhet të ketë eksperiencë në projektimin e kanalisacioneve. Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe bashkëpunim. Përfitimet: Pagesë e mirë. Vendi i punës: Gjilan. Kujdesemi për të gjitha gjërat që ju nevojiten për punë, përfshirë ambientin e plotë të punës dhe programet e nevojshme. Trajnime për programet dhe teknologjitë e nevojshme për Zvicër, me pagesë të plotë nga ana jonë. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre përmes butonit "Apliko Këtu" ose në arkitekt.inxhinier@outlook.com. Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë. Burimi: https://kosovajob.com/mes/arkitekte