Zyrtar/e për Administratë dhe Logjistikë - KosInvest

    Prishtinë
    burime njerezore
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    KosInvest hap konkurs pune për pozitën si në vijim: Zyrtar/e për Administratë dhe Logjistikë (një pozicion) Lokacioni: Zyra Qendrore, Prishtinë (Për shkak të përgjegjësive të pozitës, veçanërisht për vozitjen në relacionin Prishtinë-Klinë preferohen kandidatët nga Rajoni i Dukagjinit). KosInvest është një Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhuar në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvillimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive. Kriteret e Nevojshme për Pozitën e Zyrtarit/es për Administratë dhe Logjistikë: ADMINISTRATË: • Pritja dhe përshëndetja e klientëve dhe vizitorëve në mënyrë miqësore dhe profesionale; • Sigurimi i një komunikimi efikas përmes telefonatave dhe pritjes së tyre në zyrë; • Ndihma në organizimin dhe koordinimin e takimeve dhe trajnimeve për stafin; • Koordinimi i vizitave të klientëve dhe të ftuarve në Zyrën Qendrore të KosInvest; • Kryerja e detyrave të tjera sipas nevojës, si fotokopjimi i dokumenteve, skanimi etj., për KosInvest; LOGJISTIKË: • Koordinimi dhe përcjellja e mirëmbajtjes dhe servisimit të automjeteve të KosInvest-it, gjeneratorëve dhe sistemit të ngrohjes; • Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së Menaxerit të Zyrës së KI, përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në, kërkesat administrative. KËRKESAT PROFESIONALE DHE KUALIFIKIMET: • Diplomë universitare në Fakultetin e Administratës, Ekonomisë, Menaxhmentit ose në ndonjë fushë tjetër relevante. • Preferohet së paku katër (4) vite përvojë pune në fushën e administratës apo në ndonjë fushë tjetër relevante; • Obligative: Patentë shofer kategoria B. Do të kontaktohen vetëm kandídatët e përzgjedhur. CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: kosinvest@wvi.org. Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 16 Tetor 2026. Burimi: https://kosovajob.com/kosinvest/zyrtare-per-administrate-dhe-logjistike

    Informata për kontakt

    Postuar: 1 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)