Gara për agro-gazetari 2026 - Caritas of Switzerland in Kosovo - ALB

    Prishtinë
    media
    I skaduar
    700 € (1st), 500 € (2nd), 350 € (3rd)
    në muaj

    Përshkrimi i punës

    Gara për Agro-Gazetari synon të promovojë raportimin cilësor dhe profesional për bujqësinë dhe zhvillimin rural në Kosovë. Përmes kësaj iniciative synohet të inkurajohen gazetarët dhe studentët e gazetarisë që të trajtojnë më shumë tema që lidhen me bujqësinë, fermerët, agrobizneset dhe zhvillimin rural, si dhe të rritet ndërgjegjësimi publik për rëndësinë e sektorit bujqësor në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Temat e inkurajuara përfshijnë, por nuk kufizohen në, bujqësinë organike, teknologjitë inovative në bujqësi, sfidat me të cilat përballen fermerët dhe agrobizneset, rolin e grave në bujqësi, praktikat moderne bujqësore, zhvillimin rural, sigurinë ushqimore dhe tema të tjera me interes publik që kontribuojnë në një kuptim më të mirë të sektorit të bujqësisë në Kosovë. Gara organizohet për dy kategori: video-artikull dhe artikull i shkruar, ku në tërësi do të ndahen vendet: Vendi i parë – 700 € Vendi i dytë – 500 € Vendi i tretë – 350 € Artikujt dhe video-artikujt duhet të jenë publikuar gjatë periudhës 10 gusht 2025 deri më 16 gusht 2026. Të gjitha materialet e paraqitura duhet të jenë punë origjinale të autorit/es dhe të respektojnë standardet profesionale dhe etike të gazetarisë. Organizatorët rezervojnë të drejtën të kërkojnë informata shtesë ose dëshmi mbi autorësinë dhe publikimin e materialeve të dorëzuara. Burimi: https://kosovajob.com/caritas-of-switzerland-in-kosovo-alb/thirrje-per-aplikime-gara-per-agro-gazetari-2026-albsrb

    Postuar: 1 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)