Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Ligjin Nr. 03/L-212 të Punës konkretisht Neni 8, bazuar në Rregulloren Nr. 01/2024 Për Kriteret dhe Procedurat e Punësimit në KMDK Sh.A., Rregullores Nr. 02/2025 për Organizimin e Brendshëm, Pagat, Benefitet dhe Shtesat në KMDK Sh.A, bazuar në Vendimin e Kryeshefit Ekzekutiv të KMDK Sh.A nr. 345/2026 të dt. 28.09.2026 me nr. të protokollit 02/2027, KMDK SH.A shpall këtë: KONKURS PUBLIK PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS Titulli: Zyrtar Certifikues (1 pozitë); Numri i Referencës: ZP/KJ-13-2026; I raporton: Kryeshefit Ekzekutiv Niveli i pagës me koeficient 56: 1120.00€ Bruto (njëmijë e njëqind e njëzet Euro) në muaj, subjekti i ndryshimit sipas vendimit të Bordit të Drejtorëve të KMDK-së; Orët e Punës: 40 orë në javë, orari i plotë i punës në bazë të Ligjit të Punës; Kohëzgjatja e kontratës: Me kohë të caktuar (1 vit) me mundësi vazhdimi, puna provuese zgjatë deri në gjashtë (6) muaj; Vendi i punës: KMDK – Sh.A., Prishtinë. Detyrat dhe Përgjegjësitë: Verifikon dhe certifikon saktësinë, përputhshmërinë ligjore dhe administrative të dokumentacionit financiar, përfshirë faturat, kërkesat për pagesë, kontraktat dhe raportet shoqëruese; Siguron që pagesat dhe transaksionet financiare të kenë mbështetje të plotë dokumentare dhe të jenë të autorizuara sipas procedurave të brendshme; Kontrollon respektimin e kushteve kontraktuale përpara certifikimit të shpenzimeve, duke përfshirë afatet, sasitë, cilësinë dhe vlerën e shërbimeve apo mallrave të pranuara; Bashkëpunon me Departamentin e Financave, Shërbimin e Prokurimit dhe njësit përkatëse, për të siguruar qartësi dhe saktësi në dokumentacionin e paraqitur për certifikim; Mbështet auditimet e brendshme dhe të jashtme, duke siguruar që të gjitha dokumentet e certifikuara të jenë të arkivuara dhe të gjurmueshme sipas kërkesave ligjore; Përgatit raporte periodike mbi aktivitetin e certifikimit, përfshirë numrin e dokumenteve të verifikuara, mospërputhjet e konstatuara dhe rekomandimet për përmirësim; Siguron përputhshmërinë e proceseve me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe aktet tjera përkatëse; Ndihmon në identifikimin e parregullsive financiare ose administrative, duke informuar menaxhmentin në rast të shkeljeve të mundshme; Mban evidencë të detajuar për të gjitha dokumentet e certifikuara, në mënyrë manuale dhe/ose elektronike; Kryen detyra të tjera që lidhen me verifikimin dhe kontrollin e brendshëm, sipas kërkesës së mbikëqyrësit ose Kryeshefit Ekzekutiv. Përvoja/Edukimi: Diplomë universitare në ekonomi, financa, kontabilitet apo fusha të ngjashme; Minimum 3 vite përvojë pune në administratë publike, auditim, kontabilitet apo funksione të ngjashme kontrolluese; Njohje e plotë e legjislacionit të aplikueshëm financiar dhe procedurave të kontrollit të brendshëm; Aftësi të mira analitike për përpunimin dhe krahasimin e dokumentacionit. Shkathtësitë tjera: Saktësi dhe përkushtim ndaj detajeve; Njohuri solide e legjislacionit relevant; Aftësi për të punuar me integritet dhe konfidencialitet të lartë; Qasje e strukturuar në verifikim dhe analizë; Aftësi bashkëpunuese dhe vendimmarrje profesioniste në kushte presioni. Burimi: https://kosovajob.com/kompania-per-menaxhimin-e-deponive-ne-kosove/zyrtar-certifikues-albsrb