Water Group Kosova SH.P.K. – Uji Crystal kërkon Shitës Ambulantiv dhe Depoist për depon e re në Xërxë. Çfarë ofrojmë: - Kontratë të rregullt pune. - Pagë fikse. - Kontribute pensionale të paguara rregullisht. - Pushim vjetor të paguar dhe pushime të tjera sipas Ligjit të Punës. - Pagesë të orëve shtesë sipas Ligjit të Punës. Për shitësin ambulantiv ofrohet edhe bonus sipas rezultateve të shitjes. 1 Shitës ambulantiv Terreni i shitjes: Pejë Puna përfshin shitjen dhe shpërndarjen e produkteve Crystal te klientët ekzistues dhe gjetjen e klientëve të rinj në Pejë, me automjetin e kompanisë. Baza e punës është në Xërxë. Nisja dhe kthimi bëhen çdo ditë në depo, prandaj kërkohen kandidatë me vendbanim në Xërxë, Gjakovë ose Prizren. Detyrat: - Vizita te klientët, shitje dhe dorëzim i produkteve. - Gjetja e klientëve të rinj dhe zhvillimi i shitjes në terrenin e caktuar. - Ngarkimi i mallit në depo dhe shkarkimi te klientët. - Respektimi i çmimeve të kompanisë, inkasimi i pagesave dhe barazimi ditor i mallit, faturave dhe parave. - Kujdesi për automjetin dhe komunikimi korrekt me klientët. Kërkesat: - Patentë shoferi kategoria B – e domosdoshme. - Aftësi komunikimi dhe shitjeje. - Përgjegjësi me mallin, pagesat dhe orarin. - Gatishmëri për punë në terren dhe ngarkim-shkarkim. - Përvoja në shitje ose shpërndarje dhe njohja e terrenit të Pejës janë përparësi. Depoist në Xërxë Puna përfshin pranimin dhe sistemimin e mallit, përgatitjen e porosive dhe ngarkim-shkarkimin e automjeteve të shpërndarjes. Detyrat: - Pranimi dhe kontrollimi i mallit sipas dokumentacionit. - Sistemimi i produkteve dhe përgatitja e porosive për shpërndarje. - Ngarkim-shkarkimi i mallit dhe përdorimi i pirunarit. - Evidentimi i hyrje-daljeve, kontrollimi i stokut dhe raportimi i mungesave ose dëmtimeve. - Mbajtja e rendit dhe pastërtisë në depo dhe kujdesi për pajisjet. Kërkesat: - Patentë shoferi kategoria B – e domosdoshme. - Aftësi praktike për të vozitur dhe përdorur pirunarin – e domosdoshme. - Saktësi në numërimin dhe dorëzimin e mallit. - Gatishmëri për punë fizike dhe bashkëpunim me ekipin. - Përvoja e mëparshme në depo është përparësi. Aplikimi Dërgoni emrin, vendbanimin, numrin e telefonit dhe një përshkrim të shkurtër të përvojës, duke shënuar pozitën për të cilën aplikoni. Mund të dërgoni edhe CV, por nuk është e domosdoshme. Burimi: https://kosovajob.com/crystal-water/shites-ambulantiv-depoist