Konkurs PUNE – MENAXHER I SHITJES Qumështorja EUROLONA shpall konkurs për pozitat: Menaxher i Shitjes Operator në Qumështore (Departamenti i Prodhimit) Agjent i shitjes Menxher i Shitjes Kërkesat: Të ketë së paku 2-3 vite përvojë pune në menaxhim te shitjes; Të ketë aftësi për analizimin e tregut; Të përgatisë dhe analizojë raporte dhe rezultate të shitjes; Aftësi të mira komunikuese, organizative dhe negociuese; Patentë shoferi, kategoria B. Përgjegjësitë kryesore: Menaxhimi dhe zhvillimi i shitjeve; Analizimi i tregut dhe identifikimi i mundësive të reja; Analiza e performancës së shitjeve; Zhvillimi i strategjive për rritjen e shitjeve; Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët. Aplikimi: eurolona@gmail.com Tel: 044/168-728 Operator në Qumështore (Departamenti i Prodhimit) Kompania jonë EuroLona është në kërkim të një (1) Operatori në Departamentin e Prodhimit, i cili do të jetë pjesë e procesit të përpunimit dhe paketimit të produkteve të qumështit. Vendi i punës: Miradi e Epërme – Fushë Kosove Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: Mbikëqyrja dhe operimi i pajisjeve gjatë procesit të prodhimit të produkteve të qumështit Pjesëmarrja në procesin e përpunimit dhe paketimit të produkteve të qumështit Kujdesi për higjienën dhe mirëmbajtjen e hapësirës së punës sipas standardeve të prodhimit Kontrollimi i cilësisë së produkteve gjatë procesit të prodhimit Zbatimi i procedurave dhe rregullave të sigurisë në punë. Kualifikimet dhe kërkesat: Përgjegjësi dhe përkushtim në punë; Aftësi për punë në ekip dhe në ambient prodhimi; Gatishmëri për të respektuar procedurat dhe standardet e kompanisë; Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke na kontaktuar në numrat 044/168-728 dhe 044/510-400 ose duke dërguar CV-në në e-mail: eurolona@gmail.com Agjent i shitjës – 2 pozita, Detyrat dhe përgjegjësitë: Shitja, promovimi, dhe organizimi i produkteve të qumështit; Mirëmbajtja dhe zhvillimi i kontakteve me klientët ekzistues; Raporton në baza ditore në lidhje me vëllimin e shitjeve sipas produkteve, gjithashtu raporton edhe për klientët e rinj; Viziton konsumatorët në baza ditore (route). Kualifikimet dhe aftësitë: Përvojë pune në fushën e shitjes; Aftësi të mira të komunikimit; Vet-iniciativë në qasje ndaj punëve; I/E pavarur në kryerjën e punëve; Posedimin e patent shoferit të kategorisë “B”. Të gjithë të interesuarit mund të dergojnë CV-në e tyre në email: eurolona@gmail.com ose të kontaktojnë në numrin +383 (0) 44 168 728. Gjithashtu, kandidatët mund të paraqiten personalisht në zyrat tona në adresen: Miradi e Epërme, Fushë Kosovë, nga ora 08:00 deri në 16:00. Burimi: https://kosovajob.com/eurolona/menaxher-i-shitjes-operator-ne-prodhim-agjent-i-shitjes