Shield Recruitment & HR kërkon Shtëpiak (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë. Detyrat dhe përgjegjësitë: Përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e higjienës në të gjitha hapësirat e Hotelit, përfshire: dhomat, banjat, terracat e Hotelit, hollin e Hotelit, korridoret, shkallët, sallat e konferencave dhe banketeve, restaurantit, kuzhinës, zonës së Wellness-it, ashensorët, zyrat e Administratës, recepsionit dhe tualetet publike;\n\nPërkujdeset që të furnizohet me kohë me paisjet dhe materialet të cilat do ti vendos në karrocën e punës, të nevojshme për pastrimin e dhomave, duke zëvendësuar çarçafët dhe peshqirët e ndotur me ata të pastër;\n\nPërkujdeset qe gjatë pastrimit të dhomave të rregulloj shtratin, të bëj pastrimin dhe dezinfektimin e banjës, zëvendësimin e gjërave sanitare, heqjen e mbeturinave, pastrimin e pluhurit nga mobiliet, pastrimin e tepihut, largimin e shisheve të zbrazta dhe mbushjen e mini barit në dhomë;\n\nPërkujdeset qe pas pastrimit dhe largimit nga dhoma, të sigurohet se dhoma është e gatshme për mysafirët e tjerë ;\n\nObligohet që gjatë pastrimit të dhomës së mysafirit, për cdo send të gjetur apo të humbur, të raportojë menjëherë përgjegjësin e drejtpërdrejtë;\n\nPërkujdeset që me kërkesen e mysafirit të pranoj rrobat e palara për dërgimin e tyre në lavanderi;\n\nPërkujdeset që për çdo mangësi apo defekt në dhoma, ti informoj departamentet përkatëse për riparimet në dhomat e mysafirëve ;\n\nPërkujdeset për përdorimin në mënyrë të rregullt të paisjeve elektrike të cilat shërbejnë për pastrim ;\n\nPërgjegjëse që procesi i mirëmbajtjes të jetë sa më ekonomik dhe rentabil, duke shfrytëzuar në mënyrë të arsyeshme produktet dhe energjinë;\n\nPërgjegjëse për zbatimin e politikave të Hotelit;\n\nKryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;\n\nMirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të saj dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;\n\nPërgjegjëse për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L-06/082;\n\nPërkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;\n\nPërkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë ;\n\nPërveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;\n\nKualifikimet: \n\nPërgatitje arsimore të mesme në Fushën e hotelerisë;\n\nTë ketë së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale në mirëmbajtjen e hoteleve me 4 ose 5 yje;\n\nIntegritet të lartë dhe etikë;\n\nAftësi të dëshmuara organizimi;\n\nAftësi të punoj nën presion dhe fleksibil;\n\nShkathtësi të mira komunikimi dhe preferohet njohja e gjuhës angleze;\n\nTë gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 13 Nëntor 2026 në ora 16:00.\n\nJu do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.\n\nTek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë. Burimi: https://kosovajob.com/shield-recruitmenthr/shtepiak