Lokacioni: Prishtinë GS Consulting LLC, për klientin e tij, një kompani e njohur në sektorin e tregtisë me pakicë në Kosovë, kërkon Specialist të Marketingut me fokus në performancën digjitale dhe udhëheqjen e zyrës së marketingut. Përgjegjësitë kryesore: Udhëheq punën e përditshme të zyrës dhe ekípit të marketingut. Planifikon kalendarin e fushatave, përmbajtjen dhe buxhetin e marketingut. Koordinon bashkëpunimin me agjencinë e marketingut dhe mbikëqyr materialet promocionale dhe eventet. Menaxhon dhe optimizon fushatat në Google Ads (Search, Display, Shopping/Performance Max, remarketing) dhe Meta Ads (Facebook, Instagram). Menaxhon SEO-në e faqes: on-page, teknike dhe lokale. Analizon trafikun dhe konvertimet përmes GA4 dhe Google Search Console dhe zbaton përmirësime për CRO. Monitoron dhe raporton KPI-të kryesore: ROAS, CPA, conversion rate dhe të hyrat sipas kanalít. Kriteret: Së paku 3 vite përvojë praktike në marketing digjital, me rezultate të dokumentuara në Google Ads dhe Meta Ads. Njohuri të avancuara të SEO-së, GA4, Google Search Console dhe CRO. Përvojë në udhëheqjen e ekipit ose në koordinimin e projekteve. Aftësi analitike dhe orientim në rezultate të matshme. Njohuri shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze. Përvoja në retail ose e-commerce dhe certifikimet Google Ads / Meta konsiderohen përparësi. Ne ofrojmë: Pagë 1,200–1,600 €, varësisht nga përvoja. Rol udhëheqës në zyrën e marketingut, me ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e kompanisë. Kërkojmë një kandidat/e që i menaxhon vetë kanalet digjitale dhe i mat rezultatet me numra. CV-në dërgojeni përmes butonit të mëposhtëm ose në administration@gentshala.com, me subjektin “Specialist i Marketingut”. Burimi: https://kosovajob.com/gent-shala-consulting-llc/marketing-specialist