Zyrtar i Pagesave - TEB Banka

    Prishtinë
    financa
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    TEB Sh.A është një nga bankat më me reputacion në Kosovë dhe është pjesë e brendit të njohur bankar në Turqi, e mbështetur nga autoriteti ndërkombëtar i BNP Paribas. TEB tani është duke kërkuar kandidatë të kualifikuar për pozitën e Zyrtarit të Pagesave, në Zyrën Qendrore / Prishtinë. Përgjegjësitë: Regjistrimi i urdhërave të pagesave ndërkombëtare / kombëtare, përfshirë pagesat dalëse dhe hyrëse, në sistemin TEBIS sipas dokumenteve të marra (nga dega dhe kanalet digjitale) ose nga Banka Korrespondente, Përpunimi i transaksioneve të marrëveshjeve të këmbimit valutor (FX) në sistemin TEBIS, Regjistrimi i kursit të këmbimit bazuar në Departamentin e Thesarit dhe BQK-në, Regjistrimi i të gjitha llojeve të tarifave që lidhen me pagesat ndërkombëtare / kombëtare, Regjistrimi i kodeve të reja Swift në TEBIS, Trajtimi i reklamimit të pagesave ndërkombëtare / kombëtare Trajtimi dhe plotësimi i dokumenteve dhe dosjeve Të vepruarit si niveli i parë i kontrollit për të trajtuar alarmet / transferet (dalëse – hyrëse) në platformën SHINE, kontaktimi me Menaxherin për Marrëdhënie (MM) të degës për mbledhjen e informacionit që nevojitet, për të kryer hetime, për të kryer kujdesin e duhur dhe për të përshkallëzuar alarmin në Nivelin B2 (Niveli i Pajtueshmërisë) me propozimin e dhënë, Kryerja e hetimit, kryerja e kujdesit të duhur dhe përshkallëzimi i alarmeve. Njohuri të duhura për Sanksionet dhe Embargon. Ruajtja e një mjedisi pozitiv të punës në përputhje me imazhin dhe reputacionin e bankës sonë. Respektimi i kodit të veshjes dhe ruajtja e një pamjeje profesionale. Përgjegjës për kryerjen e detyrave të tjera të caktuara nga Udhëheqësi i Departamentit, Menaxheri, Mbikëqyrësi ose Udhëheqësi i Divizionit të Operacioneve. Kualifikimet e kërkuara: Diplomë të studimeve themelore (Bachelor) në universitete përkatëse, në minimum Mendim analitik dhe vlerësim efektiv i rezultateve Aftësi për vendimmarrje të shpejta Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion Fleksibilitet në orarin e punës nëse kërkohet Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës angleze Aplikimi duhet të bëhet online përmes faqes së internetit të bankës www.teb-kos.com. Për të aplikuar, ju lutemi referojuni Mundësive të Karrierës dhe ndiqni linkun https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 04.10.2026. Aplikimet e paplotësuara nuk do të merren në konsideratë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Burimi: https://kosovajob.com/teb-banka/zyrtar-i-pagesave-prishtine-albeng

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)