Mundësi Punësimi – FULL TIME CONCESSION CINEPLEXX International, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të kinemave me mbi 50 vite eksperiencë në industrinë e filmit, po kërkon kandidatë të rinj për t’iu bashkuar ekipit tonë në Cineplexx Prishtina, Albi Mall. Aktualisht jemi duke kërkuar kandidatë për pozitën: FULL TIME – CONCESSION Përgjegjësitë kryesore: Shërbimi profesional ndaj klientëve dhe krijimi i një eksperience të këndshme për vizitorët; Shitja e produkteve ushqimore dhe pijeve në zonën Concession; Menaxhimi i arkës dhe përgjegjësia për pikën e caktuar të punës; Ofrimi i informatave dhe asistencës për vizitorët e kinemasë; Kontrollimi i biletave dhe orientimi i vizitorëve drejt sallave të kinemasë; Mirëmbajtja, organizimi dhe pastërtia e hapësirës së punës sipas standardeve të kompanisë; Mbështetja në aktivitetet ditore, premierat dhe eventet e organizuara në kinema; Bashkëpunimi me ekipin dhe menaxhmentin për realizimin e detyrave ditore. Kërkesat: Aftësi të mira komunikimi dhe orientim drejt shërbimit ndaj klientit; Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për punë në ekip; Përvoja paraprake në shitje apo shërbim ndaj klientëve konsiderohet përparësi; Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi; Gatishmëri për të punuar me orar të plotë dhe me ndërrime; Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar aftësi të reja profesionale. CINEPLEXX ju ofron: Ambient pune profesional, dinamik dhe miqësor; Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale; Eksperiencë pune në një kompani ndërkombëtare me standarde evropiane. Nëse mendoni se jeni personi i duhur për ekipin tonë në Prishtinë, ju ftojmë të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj me fotografi personale në: kinemarks@cineplexx.eu Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Burimi: https://kosovajob.com/cineplexx-international/full-time-concession