Decathlon është kompani franceze e themeluar në vitin 1976, sot lider global në industrinë e produkteve dhe pajisjeve sportive. Kompania është e pranishme në mbi 80 vende, me më shumë se 1,800 dyqane dhe mbi 100,000 punonjës në mbarë botën. Decathlon ofron produkte dhe shërbime për mbi 70 disiplina sportive, duke e bërë sportin të aksesueshëm për të gjithë. Decathlon tashmë është i pranishëm në Kosovë, me dyqanin e saj në Prishtina Mall dhe po vazhdon të zgjerojë ekipin me individë energjikë, të përkushtuar dhe me pasion për sportin, për t’u bashkuar në pozitat: TEKNIK SERVISI / PAISJE SPORTIVE Lokacioni: Prishtina Mall DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË: Kryerja e shërbimeve teknike dhe riparimeve të pajisjeve sportive; Ofrimi i këshillimit profesional për klientët lidhur me mirëmbajtjen e produkteve; Përgjegjësi për cilësinë, sigurinë dhe saktësinë e shërbimeve; Sigurimi i një eksperience të besueshme dhe profesionale për klientët. KUALIFIKIMET: Përvojë në shërbime teknike, riparime ose servise; Aftësi të mira organizimi; Pasion për sportin; Aftësi shumë të mira komunikative; Njohuri të mira të gjuhës angleze. PËFAQËSUES/E I/E SHITJES: Menaxhimi i përditshëm i aktiviteteve të shitjes; Ofrimi i shërbimit profesional dhe këshillimi i klientëve; Sigurimi i një eksperience pozitive për klientët. KUALIFIKIMET: Përvojë në shitje; Aftësi të mira organizimi; Pasion për sportin; Aftësi shumë të mira komunikative. ONLINE ORDER FULFILLMENT AGENT: Pranimi i porosive; Përgatitja e produkteve sipas porosive; Kontrollimi i produkteve dhe saktësisë së porosisë; Paketimi dhe përgatitja e porosive për dërgesë; Koordinimi me kompaninë postare; Përcjellja e statusit të dërgesave; Sigurimi që të gjitha porositë të përgatiten saktë dhe brenda afateve të përcaktuara. Burimi: https://kosovajob.com/decathlon/teknik-servisi-pajisje-sportive-perfaqesuese-ie-shitjes-online-order-fulfillment-agent