Përmbledhja e pozitës: Menaxher/e Rajonal/e është përgjegjës/e për menaxhimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e operacioneve të pikave të shitjes në rajonin e caktuar, me fokus në arritjen e objektivave të shitjes, profitabilitetit, standardeve operative dhe zhvillimit të stafit. Përgjegjësitë kryesore: Menaxhimi, koordinimi dhe mbikëqyrja e operacioneve të pikave që mbulon rajoni. Monitorimi i performancës së pikave dhe sigurimi i arritjes së objektivave të shitjes dhe profitabilitetit. Mbikëqyrja dhe zhvillimi i performancës së Menaxherëve të Pikave dhe ekipeve të tyre. Analizimi i rezultateve të shitjes, kostove, humbjeve dhe treguesve të tjerë të performancës. Identifikimi i mundësive për përmirësimin e shitjeve, shërbimit ndaj klientit dhe efikasitetit operacional. Sigurimi i zbatimit të politikave, procedurave dhe standardeve të kompanisë në të gjitha pikat. Monitorimi i stafit, organizimit të punës, disiplinës dhe respektimit të orareve. Bashkëpunimi me departamentet qendrore për zgjidhjen e çështjeve operative dhe administrative. Vizita të rregullta në pikat e shitjes dhe verifikimi i standardeve të punës. Identifikimi i problemeve dhe ndërmarrja e masave konkrete për përmirësimin e performancës. Përgatitja dhe raportimi i rezultateve të rajonit tek menaxhmenti. Përgjegjësi për arritjen e objektivave dhe performancës së përgjithshme të rajonit. Aftësitë e kërkuara: Përvojë relevante në menaxhim, shitje ose operacione. Përvojë në menaxhimin dhe zhvillimin e ekipeve. Aftësi të mira analitike dhe organizative. Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe udhëheqjeje. Orientim i fortë drejt rezultateve dhe objektivave. Gatishmëri për punë dinamike dhe vizita të rregullta në pika. Njohuri të mira të programeve MS Office. Çfarë ne ofrojmë: Pagë konkurruese, bonuse të bazuara në performancë dhe benefite tjera. Mundësi për zhvillim profesional. Mjedis pozitiv dhe dinamik të punës. Mundësi për pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare. Stabilitet dhe mundësi për angazhim afatgjatë në kompani. Burimi: https://kosovajob.com/meridian-express/menaxhere-rajonale-ie-operacionale-2