HeB’s Sh.P.K. fton profesionistët me përvojë në financa dhe kontabilitet të aplikojnë për pozitën Menaxher/e Financiar/e. Ky rol ofron mundësinë të kontribuoni drejtpërdrejt në menaxhimin financiar të kompanisë, zhvillimin e kontrolleve të brendshme dhe mbështetjen e vendimmarrjes strategjike, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorin e Financave. Detyrat dhe përgjegjësitë: 1. Mbikëqyr dhe koordinon aktivitetet e përditshme të Departamentit të Financave. 2. Pergadit dhe raporton Pasqyrat Finaicare mujore/vjetore të kompanisë. 3. Rishikon punët ditore të stafit të financave. 4. Pergadit dhe finalizon Librat tregtare për deklarime të TVSh-së dhe tatimeve tjera mujore. 5. Rishikon dhe finalizon deklarimet listat e qirave dhe të pagave për të gjithë stafin e kompanisë. 6. Përgatit buxhetet vjetore dhe parashikimet financiare (forecast). 7. Monitoron performancën financiare dhe analizon devijimet nga buxheti. 8. Ofron analiza dhe rekomandime për menaxhmentin e lartë. 9. Mbikëqyr proceset e mbylljes mujore dhe vjetore të transaksioneve financiare. 10. Siguron përputhshmëri me standardet kontabël dhe kërkesat ligjore. 11. Menaxhon dhe asiston në proceset e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm. 12. Zhvillon dhe implementon kontrolle të brendshme financiare. 13. Identifikon, monitoron dhe minimizon rreziqet financiare dhe operacionale. Burimi: https://kosovajob.com/hebs/menaxhere-financiare