NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, SHPALL KONKURS për zgjedhjen e kandidatëve për vendin e punës: Analist i Lartë i Proceseve të Biznesit në Njësinë për Menaxhimin e Proceseve dhe Projekteve (tre vende pune): Kërkojmë 'Analist të Lartë Biznesi' për të mbështetur zhvillimin dhe përmirësimin e proceseve dhe zgjidhjeve teknologjike bankare, me fokus të veçantë në kanalet digjitale, menaxhimin e llogarive dhe kreditimin. Kandidati/ja do të bashkëpunoj ngushtë me ekipet e biznesit, operacioneve, teknologjisë së informacionit, produkteve, menaxhimit të rrezikut, pajtueshmërisë dhe ofruesit e jashtëm, me qëllim përkthimin e nevojave të biznesit në kërkesa të qarta dhe ofrimin e zgjidhjeve bankare efikase, të sigurta dhe të orientuara drejt klientit. KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA: Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhment, Administrim Biznesi, Teknologji Informative ose fusha të tjera relevante; Së paku 3 vite përvojë pune në sektorin bankar në fusha si kanalet digjitale, menaxhimi i llogarive, ose kreditimi; përvoja në analizimin dhe përmirësimin e proceseve përbën përparësi; Njohuri të metodologjive për menaxhimin dhe optimizimin e proceseve të biznesit; Aftësi analitike dhe përgatitje të raporteve dhe rekomandimeve; Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe bashkëpunuese; Njohuri të mira të paketës Microsoft Office; Njohuri të mira të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar; Certifikimet profesionale në fushën e proceseve të biznesit ose menaxhimit të projekteve përbëjnë përparësi. PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS: Analizon proceset ekzistuese të biznesit, identifikon mundësitë për përmirësim dhe përgatit rekomandime për optimizimin dhe rritjen e efikasitetit operacional. Mbështet projektet që lidhen me transformimin, standardizimin dhe përmirësimin e proceseve të biznesit. Siguron monitorimin dhe raportimin e vazhdueshëm të performancës së proceseve të biznesit dhe propozon masa korrigjuese kur është e nevojshme. Bashkëpunon me njësitë relevante në identifikimin e kërkesave të biznesit dhe në përafrimin e proceseve me objektivat strategjike të Bankës. Merr pjesë aktive në projekte strategjike, ekipe multidisiplinare dhe grupe pune, duke kontribuar në arritjen e objektivave organizative. Përcakton, zhvillon dhe mirëmban arkitekturën e proceseve të biznesit, duke identifikuar proceset, nën proceset dhe elementet përkatëse, si dhe treguesit kyç të performancës (KPI). Merr pjesë në hartimin, zhvillimin dhe përditësimin e politikave, metodologjive dhe akteve të brendshme që lidhen me menaxhimin e proceseve të biznesit. Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 17 shtator 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes. Burimi: https://kosovajob.com/nlb/analist-i-larte-i-proceseve-te-biznesit-ne-njesine-per-menaxhimin-e-proceseve-dhe-projekteve-3