CHESS PIZZA PO HAPET SË SHPEJTI! Jemi duke e zgjeruar ekipin tonë dhe po kërkojmë persona të motivuar, të përkushtuar dhe energjikë për t’u bërë pjesë e fillimit të një aventure të re! Pozitat: Pastues/e, Arkatar/e, Kuzhinier/e dhe Menaxher/e. Menaxher/e: Të kontrollojë hyrjen e të gjitha produkteve të cilat hyjnë në lokal duke i njohur të gjitha produketet, duke i verifikuar faturat hyrëse, dhe të bëjë sistemimin e produkteve në vendet e caktuara; Sigurimi, monitorimi dhe kontrolli i rendit, nivelit të stokut, përgatitjes dhe zbatimit të programit javor të stafit në mënyrën më efikase; Të kontrolloj linjën vetshërbyese bashkë me produktet të cilat servohen nga shanku: Detyra të tjera relevante në përputhje me pozitën e punës. Arkatar/e: Pranon dhe regjistron pagesat e klientëve. Përdor arkën dhe sistemin e pagesave. Kujdeset për saktësinë e parave dhe faturave. Ofron shërbim korrekt dhe profesional ndaj klientëve. Detyra të tjera relevante në përputhje me pozitën e punës. Kuzhinier/e: Përgatit ushqimet sipas recetave dhe standardeve të kompanisë. Kujdeset për cilësinë, freskinë dhe sigurinë e ushqimit. Mban pastërtinë dhe higjienën në kuzhinë. Kujdeset për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të kuzhinës. Detyra të tjera relevante në përputhje me pozitën e punës. Pastrues/e: Mban pastërtinë dhe higjienën në ambientet e punës. Pastron dyshemetë, tavolinat, pajisjet dhe hapësirat sanitare. Kujdeset për mirëmbajtjen e mjeteve të pastrimit. Respekton standardet e higjienës dhe sigurisë. Detyra të tjera relevante në përputhje me pozitën e punës. Afati i fundit për aplikim është 13.11.2026. Vetëm kandidatet te cilat hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë. Burimi: https://kosovajob.com/chess-pizza/menaxhere-kuzhiniere-pastuese-dhe-arkatare-dragodan