Administrator i Sistemeve (m/f) - Banka për Biznes

    Prishtinë
    teknologji
    I skaduar
    /
    në muaj

    Përshkrimi i punës

    Kualifikimet: Diplomë universitare (preferohet Bachelor në IT apo të ngjashme); Përvojë e mëparshme së paku dy (3) vite, dhe përvoja në industrinë bankare përbën avantazh; Preferohen çertifikime ne: Microsoft dhe vendor te tjere; Preferehen aftësi bazike ne Linux Sisteme; Aftësi të shkëlqyera analitike, organizim dhe përcaktim të prioriteteve; Nivel i mirë i gjuhës angleze. Përshkrimi i vendit të punës: Njohuri dhe eksperience ne Cloud Shërbimet (SAAS). Mbikëqyrë Qendrat e të dhënave (Data qendrat), duke kontribuar me njohuri profesionale në ngritjen e nivelit të shërbimeve në Data qendër; Raportimi dhe përgatitja e strategjive për të ruajtur infrastrukturën si server, storage dhe të tjera; Hartimi dhe ekzekutimi i planeve afatshkurtra dhe afatgjata strategjike për të siguruar kapacitetet e nevojshme të infrastrukturës për të arritur të plotësoj nevojat dhe kërkesat e kompanisë; Njohuri te shërbimeve si: Microsoft Azure, Microsoft Active Directory, File Server, Exchange, Virtualizim dhe Patch Management; Përcjelljen e teknologjive të reja, ofrimin e zgjidhjeve dhe rekomandimeve për teknologjitë bashkëkohore, që kanë të bëjnë me pjesën e sistemeve; Angazhimi në detyra të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi. Çfarë ofrojmë ne? Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent. Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar. Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin. Të premtën me orar të shkurtuar. Procedura e aplikimit: Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë. Afati i aplikimit është deri me datë: 25/09/2026 Burimi: https://kosovajob.com/banka-p/administrator-i-sistemeve-mf

    Postuar: 1 javë më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)