Kompania Extra Fruit Fillings Sh.p.k. shpall konkurs për pozitën Administratore – Asistente Administrative. Detyrat dhe përgjegjësitë: Regjistrimi dhe administrimi i shitjeve në sistemin e kompanisë; Përgatitja dhe kontrollimi i faturave dhe dokumentacionit përcjellës; Përgatitja e listave të ngarkesave dhe koordinimi me depon, shitjen dhe transportin; Evidentimi dhe kontrollimi i faturave të papaguara dhe arkëtimeve; Mbajtja dhe sistemimi i dokumentacionit administrativ; Përgatitja e raporteve dhe analizave të shitjeve; Kontrollimi dhe përditësimi i gjendjes së stokut; Komunikimi me klientët dhe departamentet e kompanisë; Printimi dhe administrimi i etiketave; Kryerja e detyrave të tjera administrative sipas nevojës. Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara: Shkollim i mesëm ose universitar, mundësisht në ekonomi, administratë apo fusha të ngjashme; Njohuri të mira të programeve Pro-Data , Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word; Aftësi të mira organizative dhe komunikuese; Përpikëri, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj detajeve; Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip; Përvoja në administratë, shitje ose financa konsiderohet përparësi; Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi. Të interesuarit duhet ta dërgojnë CV-në në: agnesa.bushrani@extrafruitfillings.com Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë. Burimi: https://kosovajob.com/extra-fruit-fillings/administratore-asistente-administrative-prizren